• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Saimir Tahiri si Kadri Hazbiu

19:02 : 16/03/2016
në OP-ED
Ledio Braho

Ledio Braho

Nga Ledio Braho*

Partia dhe qeveria i dinë të gjitha. Kjo është deviza e qeverisë dhe veçanërisht e beniaminit të Edi Ramës, Saimir Tahiri. Në një akt të paprecedent në historitë e shtetit ligjor Ministri i Brendshëm, linçoi publikisht  një gjyqtar. Në një takim  përpara kandidatëve për policë  zoti Tahiri tregoi barcaleta me gjyqtarë , kur në fakt shumica e tyre janë me policë. Linçimi ishte në vazhdën e një shkrese që ministri i nisi Presidentit të Republikës para disa ditësh ku i kërkonte të merrte masa ndaj këtij gjyqtari që nuk i kishte bindjet dhe njohuritë juridike si ato të ministrit apo të atyre që e këshillojnë atë.

Gjatë fjalës së tij ministri nuk u mjaftua veç me sulmin personal ndaj gjyqtarit, por e shtriu atë edhe ndaj Unionit të Gjyqtarëve meqënëse këta të fundit kishin marrë në mbrojtje gjyqtarin “refraktar”.

Nuk dua të marr rolin e shefit të ministrit që ta gjykoj atë për mendimin e tij, por minimumi që na detyrohet cilido përfaqësues i ekzekutivit kur ndërhyn në çështje të gjyqësorit është që të japë edhe argumentat ligjorë në lidhje me mospranimin e gjykimit të tij. E gjithë çështja në fjalë ka të bëjë me një vendim për një masë sigurie personale kur personi i ndaluar dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”. Tradita e viteve të fundit ka treguar se pak e rëndësishme është rrezikshmëria e veprës penale, rreziku i mbledhjes së provave apo edhe personaliteti i personit të ndaluar, Prokuroria gjithmonë do kërkojë masën më shtrënguese, atë të arrestit në burg, qoftë vepra e dyshuar vjedhje energjie apo vrasje. Në lidhje me këtë masë, vetë K.Pr.Penale parashikon se “Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit”.

Pyetja që lind është, se a është çdo masë tjetër e papërshtatshme për një person të padënuar më parë që është ndaluar me armë (qoftë ajo në brez siç shprehet ministri)?! Për mendimin tim, absolutisht që jo, pasi qëllimi i masës së sigurimit nuk është dënimi apo edukimi i personit, por thjesht mospengimi i hetimit apo shmangia prej tij nga personi i dyshuar për kryerjen e veprës penale. Në lidhje me rastin konkret, prova kryesore është arma me të cilën personi është ndaluar, që supozohet se është sekuestruar menjëherë me ndalimin e personit të dyshuar (në rast të kundërt përgjegjësia mbetet e policisë). Po ashtu të gjitha rrethanat e tjera janë të dokumentuara që në momentin e ndalimit me anë procesverbalesh nga oficerët e policisë gjyqësore. Pra, sa i përket provave, lënia në gjendje të lirë e personit të dyshuar nuk sjell ndonjë rrezikshmëri në fshehjen e tyre.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Në lidhje me rrezikshmërinë e veprës, ishte Gjykata Kushtetuese që së fundmi e rrëzoi edhe një herë tjetër ekzekutivin për marzhin e dënimit që kishte ndryshuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pra duke mos e konsideruar atë si aq të rrezikshme sa ekzekutivi. Së fundmi, në lidhje me personalitetin e personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, për aq kohë sa kemi të bëjmë me një person të padënuar më parë, kurrsesi që nuk mund të arrijmë në përfundimin se ai është kaq i rrezikshëm, sa që lëniae tij në gjendje të lirë do të sillte si pasojë kryerjen e veprave penale po kaq apo edhe më të rrezikshme se ajo për të cilën ai dyshohet se ka kryer, për më tepër kur arma që ai ka pasur pa leje është sekuestruar.Si përfundim, rezulton që ministri edhe si jurist nuk ka asnjë bazë ligjore për linçimin e marrë përsipër.

Sa i përket ministrit si ministër (për më tepër i Brendshëm), sjellja e tij është atipike për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, për më tepër kur vendi është në një fazë reformimi nga më të thellat të sistemit gjyqësor dhe çdo hap të kësaj reforme po e sinkronizon me Komisionin e Venecias. Në rastin më të mirë kjo që ndodh në mënyrë periodike nga pushteti ekzekutiv është hipokrizi që nga njëra anë kërkon të reformojë gjyqësorin me pjesëmarrjen e Komisionit të Venecias dhe nga ana tjetër një përfaqësues i tij përpara kandidatëve për policë linçon gjyqtarë dhe në rastin më të keq është shkelje haptazi e një parimi kushtetues si ai i pavarësisë së pushteteve.

Ministri i Brendshëm, përpara se të gjykojë vendimet e gjykatave, duhet të marrë informacion për policinë gjyqësore, gjendjen në të cilën ajo është dhe mënyrën me të cilën ajo kryen funksionet e dhëna nga ligji. Nëse ministri, në një ditë të vetme, do tëinspektojë drejtoritë e policisë apo komisariatet, do të vë re se polici gjyqësore më të dështuar se kaq nuk mund të ketë. Oficerë të papërgatitur, analfabetë funksionalë që më të gjata bëjnë pyetjet se sa presin përgjigjet dhe që karakterizohen nga një sjellje që pasqyron një rrezikshmëri më të lartë prej tyre se sa prej atyre që merren në pyetje nga vetë ata.

Ka ardhur momenti që ministri ta kuptojë se ka portofolin e punëve të brendshme dhe jo atë të gjyqësorit, është mirë të vazhdojë të merret me Komisariatin Dixhital me të cilin krenohet e gjithë Europa dhe t’ja lërë drejtësinë atyre që merren me drejtësi.

*Autori është avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Konkurrentja shokon jurinë me interpretimin e saj (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com