• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i administratorit të Omega Pharma, Prokuroria rrëzon policine: Nuk ka vepër penale

15:58 : 15/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Prokuroria nuk i ka pranuar provat e paraqitura nga Policia për arrestimin e administratorit të Omega Pharma, Fatos Çausholli dhe ka kërkuar caktimin e masës “detyrim paraqitje” për të dhe agjentin doganor Mirlind Berberi.

Prokuroria e Tiranë vlerëson se, në bazë të fakteve të referuara deri më tani nga autoritetet doganore dhe Policia e Shtetit, shtetasit Fatos Çausholli, administrator i kompanisë “Omega Pharma”, si edhe agjenti doganor Mirlind Berberi nuk kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë”, për të cilën janë arrestuar në flagrancë në dt. 12.03.2016.

Gjithsesi, Prokuroria e Tiranës po kryenr veprimet e nevojshme dhe të plota procedurale, për të arritur në një konkluzion përfundimtar. Në këto kushte, Prokuroria kërkon caktimin e masës “detyrim për paraqitje” për shtetasit Çausholli dhe Berberi.

Në bazë të veprimeve të ngutshme procedurale, për shkak të afateve procedurale, Prokuroria e Tiranës shqyrtoi praktikën doganore të dy kamionëve që po transportonin medikamente mjekësore nga Maqedonia për llogari të Omega Pharma në Shqipëri.

Sipas referimit të veprës penale nga institucionet e tjera, ishin krijuar dyshimet se ngarkesa në dy kamionët kishte mospërputhje me faturat shoqëruese, duke u krijuar dyshimet për kontrabandë me një vlerë rreth 4 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

Nga veprimet verifikuese të Prokurorisë së Tiranës rezultoi që malli faktit në dy kamionët nuk korrespondonte me faturat shoqëruese. Megjithatë, sasia në total e mallrave që gjendej në dy kamionët dhe për të cilat ishin paguar vlera e zhdoganimit, ishte e përafërt me atë që gjendej në të dy faturat shoqëruese të kamionëve. Sipas përfaqësuesve të kompanisë që priste mallin, pra “OmegaPharma”, duket se është bërë një gabim njerëzor në plotësimin e faturave nga kompania maqedonase. Për më tepër, duke qenë se kontrolli fizik i dy kamionëve vijoi rreth dy ditë, përfaqësuesit e Omega Pharma siguruan një faturë të tretë nga kompania maqedonase, në të cilën saktësohej se ishte gabimi i tyre njerëzor në plotësimin e dokumentacionit. Në këtë faturë të tretë, të depozituar nga kompania, ishte bërë një përmbledhje e mallit dhe e vlerës totale që gjendej në të dy kamionët dhe për të cilët ishte kryer pagesa e zhdoganimit.

Gjithsesi, nga kontrolli fizik dhe shqyrtimi i dokumenteve, Omega Pharma duhet të paguajë edhe shumën e 1.4 milionë lekëve mbi pagesën e kryer deri më tani. Por gjithsesi, kjo përllogaritje nuk është përgjegjësi as e kompanisë dhe as e agjentit doganor privat, por e administratës doganore.

Pasi janë kryer këto veprime deri në këtë fazë sipas materialit referues, Prokuroria e Tiranës nuk ka krijuar bindjen se dy shtetasit kanë kryer veprën penale të “Kontrabandës me mallrat ë tjerë…”

Gjithsesi, për shkak të kohës së shkurtër të kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore, Prokuroria e Tiranës vlerëson se duhet të kryhen edhe disa verifikime të tjera për këtë rast. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës “detyrim për paraqitje” për shtetasit Fatos Çausholli dhe Mirlind Berberi, deri në përfundim të hetimeve.

(Boldnews)

Etiketa: kryesoreOmega Pharmaprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025
Para

“I kërkuari i FBI për mashtrim financiar këshilltar i ministrit Ahmetaj”

TË GJITHA

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com