• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen shkresat sekrete mes Xhafës e Halimit për ngërçin e Reformës në Drejtësi

08:34 : 12/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Kanë qenë dy personat më të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, dhe nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Eduard Halimi, të cilët kanë shkëmbyer dy shkresa zyrtare përmes të cilave synojnë të shkojnë drejt zgjidhjes së ngërçit.

Këndërvështrimi i ndryshëm i leximit të opinionit final të ardhur nga Komisioni i Venecias mes maxhorancën e opozitën duket se ka detyruar Xhafën dhe Halimin të shkëmbejnë këto letra.

Mësohet se kryetari Xhafa i është drejtuar me anë të një letërkëmbimi nënkryetarit Eduard Halimi, nëpërmjet një metodologjie me 7 pika, i cili i propozon zgjidhjen e ngërçit për realizimin e reformës. Në propozimin e tij, Xhafaj këmbëngul që përgatitja e ndryshimeve kushtetuese të bëhet nga ekspertët e nivelit të lartë dhe më pas të vazhdohet nga përfaqësuesit politikë. “Projekt­amendamentet kushtetuese të rishikuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe ekspertëve të grupeve të partive parlamentare, me reflektimet përkatëse të rekomandimeve të dhëna në Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, do t’i paraqiten për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Për rastet kur nuk ka dakordësi midis ekspertëve, amendamenti do të paraqitet me dy alternativa së bashku me opinionin përkatës të Euralius dhe OPDAT rreth tyre”, shkruan Xhafaj në letrën dërguar Eduard Halimit. Në përgjigje të kësaj kërkese, nënkryetari i Komisionit për Reformën, Eduard Halimi, ka shprehur gatishmërinë e opozitës për t’u angazhuar në përgatitjen e draftit me ndryshime kushtetuese dhe miratimin e reformës.

Por në shkresën e dërguar nga Halimi, theksohet se metodologjia e propozuar nga Xhafaj, që të jenë ekspertët ata që do të hartojnë draftin e rishikuar dhe pastaj të jenë ligjvënësit ata që zgjidhin problemet, është e gabuar. Halimi propozon një zgjidhje me tri pika për metodologjinë që duhet ndjekur për përgatitjen e draftit me ndryshime kushtetuese. “Të mblidhet komisioni sa më parë dhe të diskutojë mbi bazën e dialogut të sinqertë politik 10 çështjet që ka ngritur opozita në shtator 2015, janar dhe shkurýt 2016 dhe të përsëritura para 2 ditëve.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Të përmbyllen çështjet e dialogut politik dhe të arrihet konsensus në lidhje me to. Pas miratimit me konsensus të çështjeve politike të mësipërme, të ngrihet një grup ekspertësh me përbërje paritare, 2 PS, 2 PD dhe nga 1 PR, 1 LSI së bashku me 2 ekspertët e OPDAT e Euralius”, shprehet Halimi.

Propozimi i Fatmir Xhafaj

1. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë do të rimblidhet për të diskutuar mbi reflektimet përkatëse rreth raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe çështjet që do të përcillen për trajtim pranë Grupit të përbashkët të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe ekspertëve të Grupeve politike, lidhur me projektamendamentet kushtetuese, si dhe për përcaktimin e metodologjisë së punës së komisionit.

2. Grupet Parlamentare do të ftohen të caktojnë ekspertët e tyre që do t’i përfaqësojnë në diskutimet që do të zhvillohen në Grupin e përbashkët me ekspertët e nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, për rishikimin e projekt­amendamenteve kushtetuese në përputhje me Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

3. Grupet Parlamentare, për të rishikuar dhe inkorporuar në projektamendamentet kushtetuese rekomandimet e Opinionit të Venecias 4. Projekt­amendamentet kushtetuese të rishikuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe ekspertëve të Grupeve të partive Parlamentare, me reflektimet përkatëse të rekomandimeve të dhëna në Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, do t’i paraqiten për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Për rastet kur nuk ka dakordësi midis ekspertëve, amendamenti do të paraqitet me dy alternativa së bashku me opinionin përkatës të Euralius dhe OPDAT rreth tyre.

5. Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të shqyrtojë në parim projektamendamentet kushtetuese të përcjella nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Ekspertëve e Grupeve Parlamentare. 6. Pas miratimit në parim, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të shqyrtojë sipas kapitujve dhe nen për nen projekt­amendamentet kushtetuese.

7. Pas miratimit nen për nen, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të miratojë në tërësi projekt­amendamentetet kushtetuese të përcjella nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Ekspertët e Grupeve Parlamentare dhe do t’i përcillet për shqyrtim dhe votim seancës plenare.

Propozimi i Eduard Halimit

1. Të mblidhet komisioni sa më parë dhe të diskutojë mbi bazën e dialogut të sinqertë politik 10 çështjet që ka ngritur opozita në shtator 2015, janar dhe shkurýt 2016 dhe të përsëritura para 2 ditëve. Të përmbyllen çështjet e dialogut politik dhe të arrihet konsensus në lidhje me to.

2. Pas miratimit me konsensus të çështjeve politike të mësipërme, të ngrihet një grup ekspertvsh me përbërje paritare, 2 PS, 2 PD dhe nga 1 PR, 1 LSI së bashku me 2 ekspertët e OPDAT e Euralius.

3. Grupi i mësipërm i ekspertëve të hartojë draftin final të ndryshimeve kushtetuese bazuar mbi çështjet politike të dakordësuara mbështetur në parimet dhe kriteret e Komisionit të Venecias me përcaktimin e bërë edhe në paragrafin 8 të draftraportit final aktual dhe ia kalon Komisionit të Posaçëm.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Romë/ Arrestohen dy shqiptarë mbështetës të ISIS

TË GJITHA

Zbulohet parcela me kanabis në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

12:28 : 25/05/2025

Njoftim zyrtar i Real Madrid, Xabi Alonso është trajneri i ri i klubit

12:23 : 25/05/2025

Nga Mbappé te Vinicius, mesazhet emocionuese të yjeve të Realit për lamtumirën e Ancelottit

12:15 : 25/05/2025

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

12:08 : 25/05/2025

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

12:03 : 25/05/2025

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025

Inzaghi, Champions dhe lamtumirë nga Interi! Trajneri i thotë “po” klubit të ri

11:46 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com