• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

INSIG pranë shitjes me 15.9 mln euro, ja kompanitë shqiptare që ofruan më shumë

17:34 : 10/03/2016
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ish-gjigandi shtetëror i sigurimeve është pranë shitjes. Katër kompani shqiptare morën pjesë në garë, ku oferta më e lartë qe nga Eurosig me 2.2 miliardë lekë. Por INSIG disponon 29 milionë euro para të thata dhe në tituj borxhi të qeverisë.

Qeveria shqiptare është pranë kryerjes së privatizimit të fundit të madh në Shqipëri, pasi pranoi sot (10 mars), katër oferta nga kompani shqiptare për shitjen e kompanisë së sigurimeve, INSIG. Ministria e Financave njoftoi se oferta më e madhe financiare e ofruar është ajo e kompanisë Eurosig, e cila sakaq është e pranueshme në tregun e sigurimeve, me vlerë 2.2 miliardë lekë (rreth 15.9 milionë euro ose 17.6 milionë dollarë). Gjithsesi, oferta tjetër më e lartë, e hedhur në emër të konsorciumit, Recovered Earth Technologies & Duraku shpk, qe në masën 2.15 miliardë lekë.

Grupi i vlerësimit të ofertave ka për detyrë që të shqyrtojë pjesën tjetër të ofertës, cilësinë e investitorit dhe planin e biznesit, të cilat kanë 20 për qind të pikëve të vlerësimit final para se të shpallë fituesin. (Kliko këtu për të parë njoftimin e Ministrisë së Financave).

INSIG është kompania e parë e tregut të sigurimeve në Shqipëri e cila u themelua pas rënies së komunizmit. Gjithsesi, në vitin 2000, disa kompani ilegale u shfaqën në tregun e sigurimeve ndërsa qeveria socialiste e kohës nuk ndërhyri për t’i ndaluar. Më pas, qeveria vendosi t’i legalizojë kompanitë private, të cilat, që nga ajo kohë, kanë hyrë në mënyrë të vazhdueshme në marrëveshje oligopoliste me njëra-tjetrën, kanë ndarë tregun me segmente, janë akuzuar për mosrespektim të kontratave të sigurimit duke mos shlyer dëmet etj.

Ndërkohë, shtetërorja INSIG arriti të zgjerojë aktivitetin e saj në Kosovë dhe Maqedoni pas vitit 2001 ndërsa akumulimet e viteve të mëparshme të investuara në bono thesari të qeverisë bënë që ajo të kishte pozicion financiar solid pavarësisht keqmenaxhimit të vazhdueshëm të kompanisë nga administratorët shtetërorë.

Aktualisht pjesa e tregut e kontrolluar nga INSIG ka rënë në më pak se 6 për qind, por sërish, vlera e aseteve të saj është së paku dy herë më e lartë se sa çmimi aktual i shitjes i ofruar nga kompania Eurosig.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Qeveria e kaluar u përpoq disa herë të shesë këtë kompani, por shitjet dështuan pasi investitorët seriozë ndërkombëtarë nuk u afruan për shkak të pasigurisë ligjore të Shqipërisë për një segment delikat si sigurimet.

Qeveria aktuale vendosi ta privatizojë INSIG vitin e kaluar dhe si fillim, e hoqi kompaninë nga lista e kompanive shtetërore të klasifikuara si sektor strategjik. Qenia si sektor strategjik kërkon tender të hapur ndërkombëtar. Për rrjedhojë, ankandi për shitje u bë nga Agjencia e Prokurimit Publik.

(Boldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Çudia, 4 prokurorë të rretheve japin dorëheqjen për një ditë

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë

12:46 : 09/05/2025

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025

PSD: SPAK kontrolloi vetëm banesën dhe biznesin e kryetarit të degës në Malësi të Madhe

12:09 : 09/05/2025

E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

11:57 : 09/05/2025

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com