• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronari i lokalit: Nuk doja ta vrisja shokun e gjimnazit, e qëllova pa dashje

11:12 : 04/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

“Asllan Kërtushën e njihja prej vitesh që kur ishim nxënës në gjimnazin ‘Naim Frashëri’. Ai vinte shpesh tek lokali im, por pinte shumë alkool dhe në gjendje të dehur niste e thyente gota si dhe dëmtonte lokalin. Por, unë nuk doja ta vrisja atë, arma bëri shkrepje të pavullnetshme. Në një moment, situata më doli jashtë kontrollit”.

Kështu ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia, pronari i lokalit “Lords”, Gëzim Kajno, i cili mbrëmjen e së martës qëlloi për vdekje 30- vjeçarin Kërtusha, dëshmi e zbardhur nga Gazeta Shqiptare.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Policia e Durrësit dje bënë me dije se 31-vjeçari Kajno si dhe nipi i tij, Bledar Kajno jo vetëm janë konfrontuar fizikisht me viktimën, por e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar në momentin kur ky i fundit ka tentuar të largohet me taksi nga vendi i ngjarjes. Sipas hetuesve të çështjes, Kërtusha (djali i vetëm, vëllai i dy motrave) është qëlluar me një plumb në kraharor) dhe se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit, teksa ai ishte në gjendje të dehur.

Pas arrestimit, biznesmeni i njohur durrsak, Gëzim Kajno, (pronar i disa lokaleve “Lords” dhe “Barons” është marrë në pyetje nga policia. 31-vjeçari ka dhënë versionin e tij, duke u shprehur se vrasjen e bëri aksidentalisht, pasi situata i doli jashtë kontrollit, shkruan GSH. “Unë isha te një lokal tjetër i imi, kur më mori në telefon nipi im, Bledari. Ai më tha hajde se një pijanec po dëmton lokalin dhe po frikeson klientet. Menjëherë unë së bashku me disa punonjës të lokalit ku isha shkova te lokali ‘Lords’, që ndodhet në hyrje të qytetit. Aty mësova se i dehuri ishte Asllan Kërtusha, të cilin e njihja që në gjimnaz. U mundova ta qetësoja e ta nxirrja jashtë lokalit, por ai nuk bindej. Më pas u konfliktuam. Unë nuk doja ta qëlloja, por bëra shkrepje të pavullnetshme me armë”, ka pohuar 31-vjeçari, që akuzohet për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

PROKURORIA
Versioni i dhënë nga Prokuroria e Durrësit i bie ndesh dëshmisë së të dyshuarit për vrasje. Burime nga prokuroria e qytetit bregdetar deklaruan se nga hetimet e kryera ka rezultuar se mesditën e së martës, Asllan Kërtusha ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në lokalin e Gëzim Kajnos. “Rreth pasdites, në
gjendje të rënduar për shkak të alkoolit, Kërtusha ka nisur të fyejë dhe ofendojë kamerierët e lokalit, të cilët kanë njoftuar pronarin, Gëzim Kajno. Ky i fundit është afruar në lokal së bashku me nipin e tij, Bledar Kajno dhe kanë tentuar ta qetësojnë Kërtushën, i cili gjendej në ambientet e brendshme të lokalit. Pasi kanë diskutuar së bashku në tavolinë, Kërtusha dhe pronari i lokalit kanë dalë në
ambientet e jashtme të lokalit ku kanë filluar të konfrontohen fizikisht. Kjo situatë është fiksuar edhe në kamerat e sigurisë së lokalit. Nga këqyrja e pamjeve filmike duket shtetasi Gëzim Kajno që pas konfliktit fizik, ka një pistoletë në dorë me qytën e së cilës godet në kokë dhe në fytyrë Kërtushën. Nga goditja me qytë, pistoleta ka kryer qitje, nga e cila ka mbetur i plagosur në krah nipi i Gëzimit, Bledar Hajno. Më pas konflikti shmanget nga objektivi i kamerës. Në një moment të dytë, personat në konflikt shfaqen sërish në kamerën e sigurisë, kësaj radhe pranë një taksie, ku Kërtusha po tentonte
të hipte dhe duket që ishte i plagosur. Tek dera e taksisë, Gëzim dhe Bledar Kajno e arrijnë sërish dhe e godasin sërish, duke tentuar ta nxjerrin nga taksia. Megjithatë, taksia është nisur së bashku me Kërtushën drejt spitalit të Durrësit, ku ka mbërritur i vdekur me një plumb në pjesën e kraharorit”, pohuan burimet nga prokuroria e qytetit bregdetar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

(Boldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dekriminalizimi, asnjë marrëveshje në horizont mes PS-PD, mblidhet Këshilli i Legjislacionit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com