• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dekriminalizimi drejt dështimit?! Aktet nënligjore janë antikushtetuese

23:14 : 02/03/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Dekriminalizimi drejt dështimit?! Aktet nënligjore janë antikushtetuese

Ajo që u cilësua si një marrëveshje e suksesshme vitin e kaluar, duket se do të kthehet në dështim për klasën politike. Bëhet fjalë për procesin e dekriminalizimit ku afati i fundit i votimit të akteve nënligjore është 6 marsi. Por dakortësia e shprehur në miratimin e ligjit është krisur pas letrës së Zyrës Juridike të Kuvendit (Shkarko MEMO-n e Zyrës Juridike), e disponuar nga Boldnews.al, e që thotë se aktet nënligjore nuk mund të miratohen nga Kuvendi pasi janë në shkelje me Kushtetutën.

Sipas MEMO-s që paralajmëron Këshillin e Rregullores, ky projektvendim ka karakteristikat e një akti normativ me fuqi në të gjithë vendin dhe për këtë ai del jashtë kompetencave të Kuvendit. Pra e thënë ndryshe, ky projektvendim mund të miratohet vetëm nga qeveria dhe jo parlamenti. Zyra juridike shton më tej, se funksionin e vet kushtetues legjislativ, Kuvendi nuk mund ta ushtrojë përmes projektvendimeve, por nëpërmjet ligjeve.

Përsa i përket përmbajtjes, zyra juridike vëren si shkelje kushtetuese faktin se, ky projektvendim, që votohet me shumicë të thjeshtë, i ngarkon Prokurorisë detyra, që sipas Kushtetutës ajo mund t’i kryejë vetëm me ligj.

Opinioni i zyrës juridike për Këshillin e Mandateve vjen në një kohë, kur ka përplasje mes palëve politike për të formularin e vetëdeklarimit që është edhe akti kryesor nënligjor, i cili propozohet për t’u miratuar me projektvendim.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Dyshime të forta hidhen për hartimin e kësaj Memo, ku burime brenda opozitës e cilësojnë si një manovër për të shtyrë ligjin e dekriminalizimit dhe më pas reformën në drejtësi.

 

Formulari i vetëdeklarimit ndan palët politike

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në orët e mbrëmjes së të mërkurës për të disktuar një nga aktet nënligjore që ndan palët politike, atë të formularit të vetdeklarimit. Partia Demokratike ka paraqitur 9 ditë më parë propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që Partia Socialiste ka bërë të njëjtën gjë këtë të mërkurë.

Formulari i PD-së (Shkarko formularin e PD) ka një pyetje gjithpërfshirëse ku u kërkon deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë që t’i përgjigjen pyetjes “a jeni arrestuar ndonjëherë”, ndërsa ai i socialistëve (Shkarko formularin e PS) është më konkret. “A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata- pyesin socialistët.

Demokratët kundërshtojnë propozimin e socialistëve në dy pika; në formularin e vetëdeklarimit dhe në institucionin verifikues të këtij vetëdeklarimi.

Po çfarë pyetjesh përban formulari ? Socialistët kanë prezantuar një formular të përbërë nga 15 faqe ndërsa ai i demokratëve është vetëm 6 faqe. Të dy formularët nisin në fillim me gjeneralitetet dhe brenda faqes së parë kërkohen gjithashtu nëse zyrtari ka patur gjeneralitetet e ndryshuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Formulari i socialistëve ka krijuar një pyetësor ku çdo deputet apo kryebashkiak do t’i duhet të përgjigjet pyetjes nëse janë dënuar me vendim të formës së prerë në ndonjë nga gjykatat shqiptare apo të huaja për vepra penale si : vrasje, trotura, trafikim personash, grabitje, pjesëmarrje në banda kriminale apo përfshirje në trafik droge etj. Ndërsa demokratët e kanë lënë në dëshirën e deklaruesit për të plotësuar nëse janë dënuar dhe veprën penale që kanë kryer.

Pyetësori i socialsitëve përmban disa alternativa edhe për vepra të lehta si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionin pasiv, shkelja e fshehtësisë së votimit apo pengimi i zgjedhësit. Më pas të kërkohen të dhënat për vendimin e gjykatës, llojin e veprës penale dhe kohën e dënimit.

Formularët kërkon nëse për deputetin apo funksionarin e lartë është vendosur ndonjë masë shtrënguese sigurie në ndonjë nga shtetet e huaja. Formularët mbyllet me firmën e zyrtarit që e ka plotësuar.

Opozita ka shtuar edhe një aneks për formularin e vetëdeklarimit që ka të bëjë me kandidatët që garojnë për poste publike. Ky aneks pasi plotësohet nga kandidatët, vë në lëvizje prokurorinë për të hetuar nëse ka qënë i dënuar, i arrestuar apo është në ndonjë proces gjyqësor. (Shkarko formularin për kandidatët)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

SHBA, Ben Carson i thotë lamtumirë garës për President

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com