Arnaud Guedj është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.
Mesfushori francez ka marrë sot konfirmimin nga FIFA dhe i është bashkuar bardhekuqve.
Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga klubi korçar.
“KF Skënderbeu ka arritur të mbyllë me sukses transferimin e mesfushorit Arnaud Guedj në Korçë për sezonin e ri futbollistik.
Guedj ka mbërritur sot në Shqipëri dhe menjëherë është bashkuar me ekipin në ‘Tropikal Resort’, atje ku po vijojnë përgatitjet për transfertën e Vlorës.
21-vjeçari Francez ka nënshkruar kontratëm që e lidh me klubin tonë për një sezon me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.”, thuhet në reagimin zyrtar të Skënderbeut.
PASAPORTA
Emri: Arnaud Guedj
Ditëlindja: 19 July 1997 (age 21)
Vëndlindja: Le Mans, France
Pozicioni: Mesfushor
KARRIERA
Arnaud Guedj është aktivizuar në fillimet e tij tek ekipi i 2-të i OGC Nice në Francë më pas u transferua në Ukrainë tek ekipi i Zirka ku zhvilloi një sezon mbresëlënës duke u aktivizuar në 26 ndeshje zyrtare.