AKTUALITET

GJAKU I SHQIPTARËVE/ OSHEE hap thesin për oligarkët, mbi 6.2 miliard lek tendera për 40 ditë

Nga Boldnews.al

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hapur mirë thesin e parave për ti shpërndarë te oligarkët e pushtetit. Nga një hulumtim i Boldnews.al në Agjencinë e Prokurimit Publik rezulton se OSHEE ka vendosur të shpenzoj mbi 6.2 miliard lek për tendera publikë.

Do të jenë pikërisht 18 tendera që do tu shpërndahen kompanive si dhe do të “justifikojnë” këtë shifër galopante për ekonominë e vendit tonë. OSHEE i ka shpërndarë këto para në 8 qytetete, përkatësisht në Berat, Burrel, Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Kavajë dhe Gjirokastër.

Këto 6.2 miliard lekë, ose përafaërsisht 4.6 milion euro kanë nisur të shpërndahen për kompanitë fituese që në fillim të muajit tetor ndërsa do të paratë do të shkojnë të gjitha në denstinacion brenda 11 nëntorit të këtij viti.

Në një përllogaritje të thjeshtë, OSHEE përdor mbi 150 mijë euro në ditë nga paratë e konsumatorëve shqiptarë për tenderave që shkojnë kryesisht për oligarkët pranë pushtetit. fondet publike për të hapur tendera.

Edhe pse në listën fituese ka qytete të mëdha, për çudi pjesën më të madhe të tortës e merr Burreli, ku OSHEE ka alokuar mbi 2.9 miliard lek për rikonstruksion të rrjeteve elektrike.

Në qytetin bregdetar, aty ku Administratori i OSHEE Ardian Çela ka mbajtur postin e zv. Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, janë zhvilluar edhe tendera për vlerësimin e ndikimit në mjedis të investimeve në energjitik. Janë rreth 25 milion lek që do të shkojnë për studime, ndërkohë që sot ka me mijëra shqiptarë që nuk janë në gjendje të paguajnë energji elektrike qoftë edhe për një poç të vetëm.

Boldnews.al ka denoncuar edhe muaj më parë këtë praktikë të OSHEE për të bërë qoka me fondet publike nëpërmjet tenderave për vlerësimin e ndikimit në mjedisi. Ardian Çela ka zgjedhur vetëm qytetin e Durrësit për të shpallur herë pas here tendera të këtij lloji. Kjo edhe për shkak të lidhjeve të tij në të kaluarën, por edhe në të tashmen.

Duket se Durrësi do të vijojë të mbetet destinacioni ku mund të realizohen tendera të dyshimtë dhe të zhduken fondet publike të OSHEE.

Më poshtë të gjitha tenderat e OSHEE nga 3 tetor – 11 nëntor:

OSHEE Berat – 12 964 214 lekë për ndërtim rrjeti dhe kabina elektrike – Tenderi më 7 nëntor

OSHEE Berat – 91 476 787 lekë për ndërtim rrjeti TU me kabëll ABC në kabinat e Fiderit – Tenderi më 11 nëntor

OSHEE Burrel – 51 405 099 lekë për rikonstruksionin e rrjetit të ri elektrik në Agjensinë Burrel dhe Njësinë Laç – Tenderi më 8 nëntor

OSHEE Burrel – 237 391 834 lekë për ndërtim i rrjetit të ri elektrik në autostradën Laç – Mamurras, Loti I – Tenderi më 11 nëntor

OSHEE Shkodër – 3 221 373 lekë për rikonstruksionin e rrjetit TU në kabinën Shelqet 1, Fidri Lavatriçe Vau-Dejes – Tenderi më 31 tetor

OSHEE Shkodër – 9 328 762 lekë për ndërtimin e rrjeteve ajrore TM, Kabinës Shtyllore Gropa e Portës, fidri Zagore, Bogë, Koplik – Tenderi më 31 tetor

OSHEE Shkodër – 8 776 970 lekë për rikonstruksionin e dy kabinave Qendër Balldre dhe rikonstruksioni i Rrjetit TU me kabëll ABC Balldre Lezhë – Tenderi më 31 tetor

OSHEE Shkodër – 35 523 784 lekë për ndërtimin e Fidrit të Ri”Mes” kabllore 20 kV – Tenderi është fituar më 6 tetor

OSHEE Shkodër – 39 918 720 lekë për rikonstruksionin e fidrit 2 Gurra nga linje ajrore ne kabllore 20 kV – Tenderi është fituar më 6 tetor

OSHEE Shkodër – 4 500 000 lekë për blerje kabëll TM Al 3x(1x185mm2 ) dhe mufte kabëlli të Thatë 20 kV – Tenderi është fituar më 3 tetor

OSHEE Durrës – 1 200 000 lekë për vlerësimin e ndikimit në mjedis – Tenderi më 31 tetor

OSHEE Durrës – 1 380 000 lekë për vlerësimin e ndikimit në mjedis – Tenderi është fituar më 4 tetor

OSHEE Durrës – 8 750 122 lekë për rikonstruksionin nga ana ndërtimore të kabinave Agjencia Durrës – Tenderi është fituar më 17 tetor

OSHEE Tiranë – 9 775 370 lekë për rikonstruksionin dhe kalimin nga 6 KV ne 20 KV i Kabinës Elektrike Duhani – Tenderi është fituar më 10 tetor

OSHEE Fier – 3 923 474 lekë për ndërtimin e rrjetit TU me kabëll me vetëmbajtje ABC – Tenderi është fituar më 24 tetor

OSHEE Fier – 49 990 200 lekë për blerje matësash elektronik 50-300 Volt Monofazë – Tenderi është fituar më 12 tetor

OSHEE Kavajë – 51 534 911 lekë për investim në rrjetin elektrik në qytetin e Kavajës – Tenderi është fituar më 12 tetor

OSHEE Gjirokastër – 2 314 022 për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare gjatë transportit nga KNK drejt filialeve të Bankave për Qarkun Vlorë –  Tenderi është fituar më 14 tetor

 

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Hans-Joachim Fuchtel : „Merkels Gauleiter“ organisiert Bestechungs, Kick-Back KfW Geschäfte - AlbNews

  2. Pingback: Tirana pa drita/Ku shkojnë miliardat që jep OSHEE për tenderat? - Boldnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top