• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtare Kushtetuese te noteri?/ “BN” zbuloi mangësitë e Vorpsit për njohurinë mbi ligjet (Dokumentat)

15:50 : 14/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Arta Vorpsi, të cilës Kuvendi i dha mandatin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese duke i marrë kompetencat e Presidentit të Republikës, ka kryer paraditen e së Enjtes një veprim ekstra-procedurial, nëpërmjet të cilit konfirmon se nuk njeh ose nuk vlerëson të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Me një veprim të paparashikuar në asnjë normë kushtetuese dhe ligjore, Vorpsi ka njoftuar institucionet më të larta shtetërore se ka konfirmuar mandatin, që u njoftua publikisht nga Kuvendi, në një zyrë noteriale.

Në këtë mënyrë, Arta Vorpsi shkel Kushtetutën që në shfaqjen e parë të saj. Neni 129 i Kushtetutës parashikon se “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese marrin detyrën pasi bëjnë betimin tek Presidenti i Republikës”.

Pikërisht, këtë parashikim kushtetues, Arta Vorpsi ka zgjedhur që ta anashkalojë me vetëdije të plotë, duke vënë në pikëpyetje në këtë mënyrë aftësitë profesionale të saj.

Lexo edhe:

EMRAT/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED përzgjedh 3 kandidatura

“Mbështesin Arta Vorpsin, folëm me Ramën”, Meta publikon mesazhet private të diplomatit

Vorpsi u kualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se ajo kishte dështuar në testin e Shkollës së Magjistraturës për të marrë pikët e nevojshme që u duhen studentëve të rinj për t’u pranuar në atë institucion.

E, megjithë rezultatin e dobët për një student, Arta Vorpsi u kualifikua si kandidate potenciale për në gjykatën më të lartë të vendit, në atë Kushtetuese.

“Boldnews.al” ka raportuar rreth dy muaj më parë për rezultatin e Vorpsit në Shkollën e Magjistraturës. Raportimi ishte i shoqëruar me dokumenta ekskluzive të rezultateve të testimit, në të cilin, si Vorpsi, ashtu edhe anëtarja e sapo-zgjedhur e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, nuk arritën të merrnin pikët minimale për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës.

Vorpsi dhe Toska, dy këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, ishin pjesë e një testimi nga Shkolla e Magjistraturës në Maj 2018 së bashku me mbi 45 ndihmës ligjorë të tjerë në institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Testimi u organizua në përmbushje të përcaktimeve të ligjit të Vetingut, sipas të cilit, ndihmësit ligjorë që arrin një minimum prej 60 pikësh, si edhe kalonin me sukses procesin e rivlerësimit, kishin mundësinë të fitonin statusin e magjistratit.

Juristet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska kanë marrë përkatësisht 56 dhe 57 pikë, rezultat më i ulët sesa limiti minimal prej 60 pikësh nga 100 të mundshme, që kërkohet për pranimin e studentëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës.

Në nenin 25 të Rregullores së Shkollës së Magjistraturës, parashikohet mënyra e vlerësimit të testimit për subjektet ex officio (përfshirë këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese), si edhe niveli minimal i pikëve për kalimin e provimit.

“Në fazën e parë, teza e testimit elektronik…vlerësohet maksimalisht me 100 pikë dhe ka të njëjtën strukturë dhe të njëjtin vlerësim si teza e testimit të pranimit për kandidatët për magjistrat …”, thuhet në pikën 4 të këtij neni. Ndërsa “në fazën e dytë, testi profesional …. vlerësohet në maksimum deri në 200 pikë”.

Gjithnjë sipas përcaktimeve të Rregullores, “Subjektet…të cilët kanë marrë të paktën 60 pikë në testimin elektronik dhe mbi 60 për qind të pikëve të testimit profesional, dhe pasi kanë marrë konfirmimin në detyrë nga institucionet e rivlerësimit, kanë të drejtë të ndjekin programin dyvjeçar të trajnimit teorik dhe të praktikës profesionale në Shkollën e Magjistraturës”.

Në bazë të këtyre përcaktimeve, konstatohet qartë se faza e parë e testimit është e njëjtë me atë që aplikohet për studentët e rinj të Shkollës së Magjistraturës, përfshirë edhe limitin e nevojshëm minimal për kualifikim, 60 pikë.

Pikërisht, në bazë të këtyre parashikimeve, subjektet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, nuk do të ishin pranuar në Shkollën e Magjistraturës, nëse ato do të kandidonin si studente, për shkak se kanë marrë më pak pikë se niveli minimal i pikëve.

https://boldnews.al/dokumentat-testimi-kandidatet-per-kushtetuese-vorpsi-e-toska-nuk-moren-as-piket-minimale-per-magjistraturen/

Etiketa: Arta Vorpsi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED përzgjedh 3 kandidatura

18:28 : 28/10/2022
AKTUALITET

“Mbështesin Arta Vorpsin, folëm me Ramën”, Meta publikon mesazhet private të diplomatit

22:34 : 25/05/2020
SHOW BIZ

Julian Deda ironizon Arta Vorpsin, “betohet” te noteri (Foto)

09:35 : 15/11/2019
AKTUALITET

Betimi i Vorpsit tek noterja, Doris Pack: Veprim antikushtetues, BE duhet të veprojë

21:54 : 14/11/2019
Noterja Miranda Xhemalçiu
AKTUALITET

Noterja tregon si u ‘betua’ Arta Vorpsi: Erdhi, pagoi 26 mijë lekë të vjetra, hodhi firmën e iku

13:54 : 14/11/2019
AKTUALITET

“Meta nuk ndalon askënd të betohet as te parukierja”/ Reagimi nga Presidenca pas çudisë së Arta Vorpsit

11:24 : 14/11/2019
Para

Dyshimet për abuzime në AKU/ Agron Hetoja u shkarkua, shkeljet e ligjit vijojnë

TË GJITHA

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com