• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si u kthye Medvedev nga fanar shprese në ‘qenin besnik’ të Putinit

21:18 : 20/06/2022
në BOTA

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

Nga Jeanne Plaumann, BILD

Ai vë vazhdimisht në pikëpyetje ekzistencën e Ukrainës si shtet sovran dhe është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus- numri dy pas tiranit të Kremlinit, Vladimir Putin. Gjatë agresionit rus në vendin fqinj, Dimitri Medvedev u shndërrua në radikalin më absolut të vijës së ashpër.

Por çfarë e shtyu juristin, që dikur shihej si një fanar shprese mes të rinjve në kohën e tij si kreu i Kremlinit (2008-2012), të bëhej qeni besnik i zinxhirit të Putinit?

Në vitin 2008, luftënxitësi Putin u detyrua të jepte dorëheqjen pas dy mandatesh si president i Rusisë. Medvedev- në atë kohë zëvendëskryeministër- mori detyrën me sugjerimin e katër partive të ndryshme. Putini u bë kryetar i qeverisë dhe qëndroi në rreshtin e dytë pas ish-zëvendësit të tij.

Medvedev konsiderohej liberal në atë kohë. Kishte shumë shpresa se ai më në fund mund ta bënte Rusinë më moderne dhe ta hapte vendin më tej. Megjithatë, ata që kishin vënë bast mbi të, u zhgënjyen.

Si presidenti i Rusisë, ai madje kishte mbrojtur një fillim të ri në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe në vitin 2009, së bashku me presidentin e atëhershëm të SHBA, Barack Obama, nënshkruan një pasardhës të traktatit START për reduktimin e armëve bërthamore.

Por për shkak të korrupsionit të shfrenuar në vend, për të cilin u ankua vetë Medvedev- në vitin 2010 ai foli për rreth 33 miliardë dollarë (3 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Rusisë) vetëm në lidhje me kontratat qeveritare- ai hodhi poshtë çdo reformë të sistemit të qeverisë ruse.

Një demokraci parlamentare do të ishte një fatkeqësi për vendin e tij, tha në atë kohë Medvedev. Në Rusi, presidenti ka kompetenca të gjera.

Pas vetëm një mandati në detyrë, ai ndërroi sërish postet e tij me despotin e sotëm të Kremlinit, Putin, dhe u bë kryeministër i Rusisë. “Ky është një vendim thellësisht i menduar, të cilin e kemi diskutuar që nga fillimi i miqësisë sonë,” Medvedev kur propozoi Putinin si pasuesin e tij.

Medvedev, një nga ‘politikanët më të korruptuar në Rusi’

Tirani i Kremlinit mund të jetë ende shumë i sigurt për besnikërinë e Medvedev sot, sepse ai praktikisht e ka blerë atë duke e lejuar ish-presidentin të grumbullojë një pasuri të madhe.

Në vitin 2017, Organizata kundër Korrupsionit, e udhëhequr nga kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ngriti akuza serioze për korrupsion kundër Medvedev. Pasuria e tij thuhet të jetë aktualisht mbi 1 miliard dollarë (më shumë se 950 milionë euro), duke e bërë atë një nga ‘politikanët më të pasur dhe më të korruptuar në Rusi’.

Më 15 janar 2020, Medvedev njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij, pasi presidenti Putin tha se do të kërkonte ndryshime kushtetuese.

Këto ndryshime synojnë t’i japin më shumë pushtet kryeministrit në kurriz të presidentit, një ndryshim që do t’i përshtatej një kryeministri si Putini kur despoti i Kremlinit të largohet nga presidenca në vitin 2024. Medvedev u emërua nënkryetar i Këshillit të Sigurimit në ditën e dorëheqjes së tij.

Të paktën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Medvedev duket se është bërë një fanatik absolut i luftës. Nuk kalon asnjë javë që ish-presidenti të mos lavdërojë Rusinë dhe luftën brutale të zhvilluar nga trupat e Putinit dhe të vazhdojë të nxisë publikun rus.

Medvedev vë në dyshim ekzistencën e vazhdueshme të Ukrainës si një shtet sovran. Në një postim në Telegram, ai thotë se ka lexuar se Ukraina dëshiron të lidhë kontrata për furnizimin me gaz të lëngshëm amerikan për dy vjet. “Kam vetëm një pyetje: kush tha që pas dy vitesh, Ukraina do ekzistojë në hartën e botës?” shkruan ai.

Në Ukrainë, deklaratat e tij shihen si dëshmi se qëllimi zyrtar i luftës së Moskës nuk është ‘çlirimi i Donbasit’, po asgjësimi i plotë i të gjithë kulturës ukrainase.

Medvedev: Rusët që largohen nga vendi janë tradhtarë

Medvedev sulmoi edhe vizitën shtetërore në Ukrainë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. “Adhuruesit europianë të bretkosave, mëlçisë dhe spagetit duan të vizitojnë Kievin. Me zero përfitim,” shkroi ai në mënyrë të çuditshme.

“Gjithçka duket mirë. Por kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes. Ora po troket,” vijon ai.

Medvedev i përshkroi sanksionet perëndimore si një inkuizicion, i cili në fund dëmton vetëm vendet që kanë vendosur sanksionet.

Ai i akuzon rusët që largohen nga vendi si tradhtarë. Gjithkush lejohet të kritikojë shtetin dhe qeverinë, sipas llastikut propagandistik të Putinit. Por të dalësh kundër shtetit në kohë ‘luftë apo operacioni special’ është e papranueshme.

Medvedev është plotësisht në përputhje me propagandën e Putinit, por ndonjëherë shprehet shumë më dhunshëm edhe se vetë shefi i Kremlinit, duke e krahasuar Ukrainën me Rajhun e Tretë.

“Nuk do të ishte çudi nëse Ukraina të kishte të njëjtin fat si Rajhu i Tretë,” thotë Medvedev. Rruga për Ukrainën është kolapsi. Por kolapsi do të hapë rrugën për një ‘Euroazi të hapur nga Lisbona deri në Vladivostok’.

Megalomania ruse pa kufi!

Megjithatë, sipas Medvedev, ‘demilitarizimi dhe denazifikimi’ ka të ngjarë të zgjasë për një kohë. Ai i përgatit rusët për beteja më të gjata: “Këto detyra të vështira nuk mund të kryhen me nxitim”.

Etiketa: Putin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

Trump dhe Putin telefonatë 90-minutëshe, zbulohet çfarë diskutuan dy liderat

17:10 : 06/07/2026
BOTA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026
BOTA

Kriza e furnizimit me karburant në Rusi, DW: Putin nën presion

22:52 : 02/07/2026
BOTA

Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me BE

17:46 : 01/07/2026
Para

Video/ Duel argjentinasish në tenis, Dybala sfidon Correa-n

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom