• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parashikime dhe fitime

23:45 : 18/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, EKONOMI

Pse investitorët po shqetësohen gjithnjë e më tepër për recesionin në Amerikë? Dhe pse shpejtësia e korrigjimit të tregut ofron paksa ngushëllim.

Bursa e Amerikës ka qenë aq e çrregullt këtë vit, sa që vetëm një budalla do të parashikonte në mes të javës (apo edhe të premten) nëse java do të mbyllej me çmime më të larta apo më të ulëta, shkruan The Economist.

Këtë herë, çmimet ishin ngritur: më 27 maj, indeksi S&P 500 i aksioneve të firmave kryesore amerikane, u rimëkëmb disi pas një varg humbjesh shtatëjavore.

Të paktën deri tani, ai ka shmangur rënien prej 20%, që është përkufizimi jozyrtar i një “bear market”, tregu të ngadaltë. Por ka shenja që tregojnë se tregjet e Amerikës po hyjnë në një fazë të re, edhe më shqetësuese.

Nga janari deri në fillim të majit, rënia e çmimeve të aksioneve mund të frenohej nga efekti i rritjes së yield-eve të bonove, pasi tregjet me të ardhura fikse iu përgjigjën udhëzimeve nga Rezerva Federale, se normat e interesit do të rriteshin së tepërmi dhe shpejt. Normat më të larta të interesit ulin vlerën e fitimeve të ardhshme të kompanive.

Lexo edhe:

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

Aksionet ranë në përputhje me rrethanat, veçanërisht ato të firmave teknologjike, fitimet e të cilave mund të parashikohen në një të ardhme edhe më të largët. Por në javët e fundit, çmimet e aksioneve kanë vazhduar të bien, edhe pse yield-et e bonove kanë rënë përsëri.

Ky kombinim reflekton frikën e recesionit. Në të vërtetë, shtrëngimi nga ana e Rezervës Federale, së bashku me ngadalësimin e PBB-së dhe rritjen e kostove të prodhimit, tregojnë mundësinë ogurzezë të fazave të mëvonshme të një cikli biznesi. Investitorët tashmë janë të shqetësuar se fitimet e korporatave janë nën kërcënim.

Ekonomia botërore ka marrë disa goditje të mëdha. PBB-ja e Kinës ka të ngjarë të tkurret ndjeshëm në tremujorin aktual, për shkak të rinisjes së karantinave. Konsumatorët e Europës po vuajnë nga shtrëngimi i fuqisë blerëse, për shkak të çmimeve të larta të gazit. Ekonomia e Amerikës, deri diku, ka qenë më elastike.

Por disa pjesë të ekonomisë që janë të ndjeshme ndaj rritjes së normave të interesit, janë duke u lëkundur. Shifrat e publikuara më 24 maj, treguan se shitjet e shtëpive të reja ranë me pothuajse 17% midis marsit dhe prillit. Pothuajse të gjitha raportet e korporatave tregojnë se kërkesa është tkurrur.

Kur kompania Snap, e cila drejton Snapchat, një aplikacion i mediave sociale, deklaroi këtë javë se shitjet do të ishin më të dobëta se sa ishte parashikuar në prill, çmimi i aksioneve të kompanisë ra me plot 43%. Çmimet e aksioneve të Walmart dhe Target, ranë kur dy shitësit me pakicë raportuan se kishin mbetur me grumbuj stoqesh të pashitura, pas vlerësimit të gabuar të kërkesës së konsumatorëve.

Pse kjo rritje më e ngadaltë

Rritja më e ngadaltë është një element tipik i tkurrjes së fitimeve. Në përgjithësi, në bizneset e mëdha, kur shitjet rriten ose bien, fitimet rriten dhe bien shumë më tepër. Ky efekt rriti ndjeshëm fitimet vitin e kaluar, por ndërsa PBB-ja po ngadalësohet, ai po shkon në drejtim të kundërt. Elementi tjetër i tkurrjes së fitimeve janë kostot më të larta.

Një sërë pengesash kanë rritur çmimet e inputeve kryesore, veçanërisht ato të energjisë. Kostot e shërbimit të borxhit po rriten së bashku me normat e interesit. Por shqetësimi kryesor janë pagat. Tregu i punës në Amerikë është i tendosur. Si pasojë, rritjet e pagave janë bërë më bujare. Në këtë mënyrë, ekonomia amerikane është përballë një dileme të dyfishtë.

Nëse e transferon barrën e rritjes së kostove te çmimet më të larta, kjo do ta mbajë inflacionin të lartë dhe do ta detyrojë Rezervën Federale të rrisë normat e interesit në mënyrë më agresive. Nëse i përthith kostot në rritje, kjo do të ulë fitimet.

A ka ndonjë lehtësim në horizont për investitorët?

Disa optimistë mendojnë se do të ketë një rimëkëmbje të menjëhershme nga tregu i ngadaltë. Teoria e tyre është se, nëse shumë tregtarë kanë shitur tashmë aksione, do të ketë më pak shitës potencialë për të ulur çmimet në të ardhmen. Por një rritje e bazuar në pozicione më të baraspeshuara, nuk do të ndikojë shumë për të ndryshuar një sfond të vështirë makroekonomik për aksionet.

Ngushëllimi mund të gjendet në faktin se, në vend të Rezervës Federale, janë tregjet financiare ato që kanë luajtur rol themelor. Që nga fillimi i vitit, yield-et e bonove janë rritur ndjeshëm, normat e hipotekave janë rritur, dollari është rritur dhe çmimet e aksioneve kanë rënë.

Në një botë të pazakontë, ku deri tani tregjet financiare kishin shpërfillur dy rritjet e normave të interesit nga Rezerva Federale, rreziqet e një “uljeje të vështirë” (hard landing) për ekonominë, do të ishin paradoksalisht, më të mëdha.

Trysnitë inflacioniste do të vazhdojnë të shtohen. Por mund të mos jetë e nevojshme që normat e interesit të rriten së tepërmi. Pas gjithë ditëve të këqija që ka kaluar bursa, ky nuk është ndonjë ngushëllim i madh. Por çdo gjë, sado e vogël, ndihmon. /Monitor/

Etiketa: ekonomiparashikimeperfitime

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
AKTUALITET

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025
AKTUALITET

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025
AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
Para

“Na keni dëshpëruar”, Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për bashkëpunimin me Kidën

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com