• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moisiu: Serbia vend autokrat, duhet të mendojmë më të keqen

14:40 : 18/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

Ish-presidenti Alfred Moisiu, tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë kujdes nga sjellja e Serbisë dhe nxitimit të saj për t’u armatosur.

“Ne, Shqipëria dhe Kosova, vërtetë jemi paqësorë, por duhet të mendojmë edhe më të keqen. Armatoset Serbia, por pse armatoset? Pyetja është ajo që armatoset, mos do të sulmojë? Mos e ka në mendje?”, tha Moisiu në një intervistë për KosovaPress.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa, edhe Kosova dhe Shqipëria, duhet të jemi më seriozë. Kujt ia merrte mendja se Rusia do të sulmonte Ukrainën, asnjë njeri. Janë vende autokrate, edhe Serbia është vend autokrat, nuk është në peshën e Rusisë, por është”.

Moisiu tha gjithashtu se Bashkimi Europian nuk duhet të përkëdhelë Serbinë dhe duhet ta detyrojë që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“E kanë të vështirë këtë (njohjen reciproke), nuk po hy arsyet pse, ata e dinë më mirë. Por ai është maksimumi që ne kërkojmë, prandaj duhet hap pas hapi. Këtë punë Europa e ka në dorë më shumë se kushdo për të shtrënguar Serbinë dhe mos të përkëdhelin. Pasi e kanë përkëdhelur deri tani, konsideronin se më mirë është me pas këndej Serbinë se nga Rusia”, thotë ai.

Sipas tij, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë për të arritur vetëm një epilog përfundimtar dhe jo për të zvarritur procesin.

“Edhe rusët edhe serbët kanë të njëjtën gjuhë, kjo nuk është e rregullt dhe kjo na shqetëson. Ne i themi fqinjëve tanë, siç kemi jetuar bashkë, do të vazhdojmë të jetojmë, por si komshi. Unë përdor shpesh një fjalë, shokun dhe mikun mund të zgjidhesh, por komshiun ta jep Zoti. E rëndësishme është që të gjejmë mënyrën si të merremi vesh dhe të jetojmë në paqe. Sigurisht kjo nuk është aq e thjesht sa thuhet, por duhet të arrihet. Pasi për të zgjidh problemet, dy rrugë ka, ose me armë, ose bisedojmë. Me armë, lufta këtu është bërë, tani ka ardhur koha të ulet në tavolinë, por me drejtësi, ndershmëri për t’i zgjidhur problemet dhe jo për të zgjatur kohën, këtu duhet edhe Evropa të jetë e kujdesshme”, shton ai.

Megjithatë, ai shton se Kosova duhet t’i bashkëngjitet iniciativës rajonale “Ballkani Hapur”. “Amerika dhe Bashkimi Europian e thanë troç se këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje politike, është çështja te zgjidhja e problemeve ekonomike. Pasi problemet politike do të vazhdojnë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe BE-së… ‘Ballkani i Hapur’ ka rol ekonomik, Kosova duhet t’i bashkëngjitet, pasi Kosova bën tregti me Serbinë, pavarësisht se mund të ketë ra, por vazhdon. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet, por pikësynimi është se as ju dhe as ne nuk heqim dorë nga pavarësia e Kosovës dhe njohja e reciproke. Pasi s’mundet të vazhdojë kjo në pafundësi në konflikt të ngrirë. Prandaj edhe kancelari gjerman e thekson me të madhe këtë punë”, thotë Moisiu.

Etiketa: Alfred MoisiukosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
Para

“Jam me Saimir Tahirin”, Cllevio futet 'live' në Instagram nga burgu (Video)

TË GJITHA

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com