• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore ngadalësohen, konsumi i karburanteve bie

Të ardhurat e buxhetit të shtetit vijuan të jenë me rritje të konsiderueshme gjatë muajit maj si pasojë e rritjes dramatike të çmimeve, por ritmi i rritjes së tyre është ngadalësuar ndjeshëm. Ndërkohë, importi i karburanteve ka shënuar rënie dyshifrore duke paralajmëruar telashe më të mëdha në muajt në vijim.

15:32 : 17/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Importi i hidrokarbureve në Shqipëri shënoi një rënie dramatike me 18% në muajin maj në krahasim me një vit më parë, dukshëm si pasojë e rënies së konsumit të shkaktuar nga kriza e çmimeve dhe duke paralajmëruar në këtë mënyrë telashe më të mëdha ekonomike për pjesën e mbetur të vitit.

Hidrokarburet janë mallra që përdoren për prodhimin e çfarëdolloj malli dhe shërbimi tjetër dhe për rrjedhojë, ecuria e konsumit të tyre shërben si tregues indirekt për pjesën tjetër të ekonomisë.

Përgjatë periudhës pesëmujore janar-maj, Shqipëria importoi 214 mijë tonë karburante, me një rënie vjetore prej 6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Para luftës në Ukrainë, importet e hidrokarbureve kishin rritje të konsiderueshme por që nga ajo kohë, çmimi i karburantit në vend është rritur nga 180 në 250 lekë për litër, një rritje prej 40%, gjë që dukshëm ka sjellë rënien e konsumit.

Qeveria shqiptare ka shijuar rritjen dramatike të çmimeve të disa mallrave kyçë si karburantet dhe ushqimet, duke arkëtuar shuma të mëdha në buxhetin e shtetit, ndërsa ka injoruar thirrjet për të përdorur të ardhurat shtesë për të ushqyer konsumin, përmes uljes së taksave apo rritjes së përkrahjes sociale për shtresat në nevojë.

Lexo edhe:

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

BE paralajmëron mungesë të furnizimit me karburant për avionët

Gjatë periudhës janar-maj, qeveria ka arkëtuar 42 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro më shumë se sa një vit më parë dhe 130 milionë euro më shumë se sa plani i të ardhurave. Megjithatë, ritmi i rritjes së të ardhurave është ngadalësuar ndjeshëm në muajt e fundit duke reflektuar rënien e konsumit. Në muajin janar, të ardhurat e qeverisë u rritën në terma vjetorë me gati 30% ndërsa në maj, ritmi i rritjes vjetore ra në 17%.

Ritmi i rritjes së të ardhurave buxhetore këtë vit ka gjasa që realisht është më i ulët nga sa duket për shkak se reflekton një shkallë ndjeshëmmë të ulët të rimbursimeve të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rimbursimet e TVSH-së këtë vit deri në maj ishin 6 miliardë lekë, nga 12 miliardë lekë që kanë qenë një vit më parë.

Frika për stagflacion

Ekonomistët në të gjithë botën po i druhen faktit që çmimet e larta të disa mallrave kyçë mund të shkaktojnë rënie të përgjithshme konsumi në ekonomi, pasuar nga rënia e investimeve dhe rritja e papunësisë, gjë që do të ushqejë nga ana e vet rënie të mëtejshme konsumi. Në rastin e Shqipërisë, stagflacioni ka gjasa që të shkaktohet më së shumti nga çmimi tejet i lartë i naftës, i cili është në nivele të tilla për shkak se qeveritë e ndryshme shqiptare, përfshirë atë aktualen, e kanë gjetur gjithmonë si rrugën më të lehtë të mbledhjes së të ardhurave buxhetore rritjen e taksave mbi karburantet.

Rënia e konsumit të karburanteve nuk tregon vetëm faktin që shqiptarët kanë përdorur më pak automjete, apo që kompanitë e ndërtimit kanë pezulluar punimet për shkak të rritjes së kostove, por edhe rënie të konsumit në zinxhirin e mallrave dhe shërbimeve që varen nga çmimi i naftës. Për shembull, nëse çmimi i lartë i naftës shtyn një qytetar nga Tirana të anulojë një fundjavë pushime, kjo sjell rënien e konsumit në restorante dhe hotele.

Shqipëria ka aktualisht taksat më të larta të karburanteve në rajon dhe rrjedhimisht edhe çmimet më të larta.

Stagflacioni është një situatë ekonomike e vërejtur për herë të parë gjatë viteve 1980, kur vendet arabe vendosën të mos shesin naftë te vendet perëndimore si mjet presioni ndaj mbështetjes së perëndimit për Shteitn e Izraelit. Katërfishimi i çmimit të naftës në atë kohë bëri që inflacioni të qëndronte i lartë për një dekadë ndërsa rritja ekonomike ishte e paktë, pra në stanjacion. Situata sot nuk është e njëjtë me atë të viteve ’80 për shkak se çmimi i naftës kësaj here është rritur me 40% por nuk është katërfishuar.

/Reporter.al/

Etiketa: karburantkonsumistagflacion

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
AKTUALITET

BE paralajmëron mungesë të furnizimit me karburant për avionët

19:33 : 13/05/2026
AKTUALITET

Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill, edhe ato elektrike

08:57 : 07/05/2026
BOTA

Kriza SHBA-Iran godet tregjet/ Karburanti rritet me rreth 50% në SHBA

22:22 : 03/05/2026
AKTUALITET

Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë, rrezik për fluturimet nëse kriza vazhdon

21:05 : 30/04/2026
AKTUALITET

Kriza e karburantit/ Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

09:15 : 22/04/2026
Para

Agresioni i oligarkisë mbi pronat publike dhe private vazhdon

TË GJITHA

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom