Akademiku Artan Fuga, në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me reformën territoriale.
Fuga e ka konsideruar reformën e bërë në vitin 2014 si një dështim i cili mund të pasohet nga një tjetër edhe më i madh.
“Dua të them që për këtë çështje jam shprehur në vitin 2014 për arsye sepse kisha bërë studime për këtë çështje që janë shprehur tek libri im “Shoqëria periferike”, kam thënë që atëherë që e gjitha do të ishte një dështim. pas 8 vitesh vijmë në një situatë të përkeqësuar. Si qytetar dua të di se kush është përgjegjësi që pas 8 vitesh vijmë në një reformë tjetër.
Pyetja më racionale është ku është problemi kush e ka përgjegjësinë cili është autori dhe kush gabimet.
Partitë thanë që pushteti lokal të ndërtohet në baza më të gjëra në ekonomi shkalle. Pushteti lokal nuk është ekonomi është shërbim. Nga ekonomia tek shërbimi është një botë e tërë dhe këtu nis i pari gabim konceptual. Tërë bota e kategorizon tek shërbimet, ne në ekonomi.
Pushteti lokal kërkon të ardhura pasi me taksat urbane që duhet të nxjerrë në një hapësirë si Tiranë që ka përjashtuar prodhimin nga qyteti me një ekonomi familjare e vogël, nuk ka ku të nxjerrë të ardhurat për të përballuar shpenzimet që kërkon qyteti dhe mirëmbajtja e saj.
Mbani mend ndonjë ekspert? Le të dalë e të thotë ku janë studimet dhe ecurinë e asaj që ka propozuar atëherë. Ekspertët janë anonimë.
Reforma është pa firmë ekspertësh, raporti është një paçavure në aspektin shkencor.
Qytetet tona janë të rëna. Problemi është jo vetëm madhësia dhe çështja territoriale, kemi bashki të mëdha që duhet të mbulojmë mbi mbajtjen e shërbimet jo vetëm për qendrat por edhe për periferitë dhe fshatrat.
Si ka mundësi një bashki ti menaxhojë këto dhe të mos harrojmë se pushteti lokal është vetëqeverisje para se të jetë shërbim.
Vetëqeverisje dhe kompetenca në komunat e fshatra nuk do të thotë që çdo komunë të ketë autokombajnë sepse ka shërbime ndërkomunale ndaj bashkësia e komunave ka edhe një pushtet të ndërmjetësim si ai i qarkut.
Disa thonë që qarku ka dalë jashtë funksionit. Nëse nuk i jep kompetenca…
Shihni Kroacinë, Slloveninë, ka modele për këtë. Është pushteti interkomunal që ka të bëjë me mirëmbajtjen e lumejve, rrugëve që kalojnë hapësirat e një komune. Mund të mblidhen plehrat në mënyrë të organizuar por kjo nuk do të thotë të shkatërroheshin e të zhdukeshin komunat e njësi pushteti ku komuniteti ka zërin e vet, përfaqësimin e vet. Pushteti lokal është përfaqësi.
Gjeni një banor rural , një përfaqësi rurale, tërë popullsia rurale tani nga 2014 e humbi shprehjen sensibilizuese lokale për të qenë administratore e punëve të veta.
Vetëqeverisja a duhet shoqëruar me vetëfinancim?
Lekët e Tiranës nuk janë të Tiranës. Janë të ngritura me taksat që merren nga gjithë popullsia e vendit. Çfarë ndodh sot? Bashkia që mbulon rrethin i merr taksat nga gjitha popullsia por rreziku i centralizimit është se mblidhet nga e gjithë popullsia por investimet kanë tendencë të bëhen në qendër të qytetit. Sepse është përfaqësim i qendrës jo i rurales.
Shihni gjendjen e rrugëve rurale sot. Edhe ato që kanë pasur rrugë të mira nuk kanë mundësi ti mirëmbajnë e ti ruajnë e zhvillojnë.
Shihni pastrimin e qytetit mes qendrës dhe periferisë, zhvillimin e tregtisë gjithashtu.
Nëse një komunë ka nevojë për disa para për të funksionuar dhe sigurisht duhet paguar punonjësit, në këto bashkitë e mëdha e dini sa është rritur numri i punonjësve? E dini se në bashkitë e mesme e të vogla ka vetëm njerëz që punojnë në bashki?
Kominiteti është bërë varësi e bashkisë.
Shkurtuam punonjës atje dhe zgjeruam në mënyrë të jashtëzakonshme për efekte elektorale punonjësit në bashki.
Nëse gjitha fshatrat e Korçës psh i fut brenda një zone ajo zonë është ose blu ose rozë. Pavarësisht se një zonë mund të ketë me një ngjyrosje tjetër, e humb sepse kryetari dhe këshilli bashkiak ka një shumicë, humbasin sensibilitetet politike të popullatës.
Është injorim i sensibiliteteve politike. Është një dështim i madh që do të shoqërohet nga një tjetër edhe më i madh”, ka deklaruar Fuga.