• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Harta e re gjyqësore/ KLGJ: Jemi ende në fazën e parë, fjalën e fundit e ka Qeveria

16:01 : 16/06/2022
në AKTUALITET

Këshilli i Lartë Gjyqësor da dalë me një njoftim lidhur me Hartën e re gjyqësore, që ka hasur në kundërshti të shumta. Në një njoftim zyrtar, KLGJ sqaron se si është proceduar me ligjin dhe bën me dije se jemi në fazën e parë.

“Miratimi i ‘Raportit përfundimtar vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi Hartën e Re Gjyqësore’, përbën fazën e parë me natyrë vlerësuese të riorganizimit dhe kompetencave tokësore të gjykatave dhe i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave, përpara kalimit në fazën e dytë, e cila gjithashtu do të kërkojë nga Këshilli formalizimin në një vendimmarrje tjetër miratuese të bashkëpropozimit për ‘Hartën e Re Gjyqësore’ dhe përcjelljen e tij për miratim Këshillit të Ministrave”, njfton KLGJ.

Po ashtu, institucioni kujton se “miratimi përfundimtar i bashkëpropozimit për ‘Hartën e Re Gjyqësore’ është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave”.

Njoftimi i KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje deklaratat dhe reagimet lidhur me vendimmarrjen e tij  “Për miratimin e raportit vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”.

Lexo edhe:

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se Grupi Ndërinstitucional i Punës, ka hartuar raportin vlerësues përfundimtar mbi organizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave, në respektim të parimeve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, i ndryshuar, duke mbajtur në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi gjyqësor, në respektim të detyrimit kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të garantuar mbarëvajtjen e funksionimit të këtij sistemi.

Raporti përfundimtar vlerësues është produkt i një procesi gjithëpërfshirës konsultimi. Ai reflekton një kontribut të përbashkët të Këshillit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatave dhe partnerëve ndërkombëtare, të cilët në vijimësi e kanë mbështetur Grupin e Punës dhe Këshillin në hartimin e raportit vlerësues dhe propozimit që reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare.

Këshilli në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë zhvilluan në fillim të vitit 2022, ciklin e konsultimeve publike mbi propozimin e riorganizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. Opinionet dhe sugjerimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga Grupi i Punës për të vijuar më pas me rishikimin e raportit vlerësues dhe finalizimin e projekt-propozimit për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.

“Harta e Re Gjyqësore” sipas raportit të miratuar, synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave. Ajo garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën.

Këshilli sjell në vëmendje se vlerësimi i organizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave përbën një detyrim ligjor periodik për Këshillin, i cili të paktën çdo 5 vjet, rivlerëson situatën, në varësi të nevojave dhe rrethanave konkrete.

Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se në referim të ligjit 98/2016, i ndryshuar, miratimi i “Raportit përfundimtar vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi Hartën e Re Gjyqësore”, përbën fazën e parë me natyrë vlerësuese të riorganizimit dhe kompetencave tokësore të gjykatave dhe i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave, përpara kalimit në fazën e dytë, e cila gjithashtu do të kërkojë nga Këshilli formalizimin në një vendimmarrje tjetër miratuese të bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” dhe përcjelljen e tij për miratim Këshillit të Ministrave. Miratimi përfundimtar i bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave.

Etiketa: harta e re gjyqesoreHarta gjyqesoreKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

13:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

Apeli në kolaps/ KLGJ pranon situatën alarmante: Harta e gjyqësorit mund të rishikohet

09:04 : 28/04/2026
AKTUALITET

Berisha në SPAK: Prokurori i Përgjithshëm dhe KLGJ morën në mbrojtje Irena Gjokën

10:29 : 16/03/2026
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë Vlorë: Harta gjyqësore një dështim, kërkohet rishikim urgjent

16:53 : 12/02/2026
AKTUALITET

KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

22:57 : 06/02/2026
Para

"Çmimet e ushqimeve do rriten"/ Meta: Duhet bërë çdo gjë që të stabilizohen tregjet

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom