• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

CRCA: Harta e re gjyqësore, KLGJ të tërhiqet. Lë pa drejtësi fëmijët

21:45 : 14/06/2022
në AKTUALITET, VETTING

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) ka reaguar për hartën e re gjyqësore.

CRCA thotë se kjo hartë ndikon drejtëpërsëdrejti në gjendjen dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Përmes një deklarate thuhet se CRCA/ECPAT shpreh mos-dakordësi për ndarjen e propozuar dhe shqetësim se harta e re e miratuar nga KLGJ nuk ka marrë për bazë asnjë nga sugjerimet dhe rekomandimet e propozuara nga ky institucion.

Sipas saj, Harta e re gjyqësore lë përfundimisht pa drejtësi fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri, ndaj i kërkon që Këshillit të Lartë Gjyqësor të rishikojë edhe një herë vendimin e tij.

“Në një shtet të demokracisë funksionale, sistemi i drejtësisë ngrihet e ndërtohet në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre. Ne jemi thellësisht të shqetësuar se si KLGJ ashtu edhe anëtarët e saj nuk kanë marrë për bazë asnjë rekomandim që ka ardhur nga qytetarët në Shqipëri, të shprehur nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile. Për me tepër këto shqetësime janë bërë publike prej mëse 6 muajsh, kohë e cila ishte mëse e mjaftueshme që anëtarët e KLGJ-së t’i përgjigjeshin kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve.

Lexo edhe:

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

Shqipëria vjen nga një histori represive jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të drejtësisë. Për mbi 45 vjet sistemi i drejtësisë u privua nga pavarësia e tij ndërsa në këto 30 vjet ai u vu përfund nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ndaj qytetarët në Shqipëri kanë etje për më shumë drejtësi e jo më pak. Kjo nuk mund të arrihet me hartën e re gjyqësore të sapo-miratuar.

CRCA/ECPAT Shqipëri, si organizata lider në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve, sot deklarohet hapur se është kundër hartës së re gjyqësore. Ajo jo vetëm që kufizon aksesin në drejtësi për fëmijët dhe të rinjtë, por në bindjen tonë minon sistemin e ri të drejtësisë. Disa nga argumentet tona më kryesore janë:

Harta e re nuk është konsultuar me fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Ajo nuk është as miqësore dhe as e përshtatur për të plotësuar nevojat e fëmijëve dhe të rinjve për akses në sistemin e drejtësisë.

Harta e re gjyqësore nuk eleminon gabimet e evidentuara në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të paktën në këtë 30 vjeçar, duke i konsideruar fëmijët e të rinjtë si objekte, por jo subjekte me të drejta të barabarta në sistemin e drejtësisë;

Harta e re gjyqësore lë tërësisht në harresë dhe pa përgjigje mbrojtjen e fëmijëve viktima të krimit në Shqipëri, duke i lënë ata edhe më të ekspozuar përkundrejt jo vetëm mungesës së aksesit në sistemin e drejtësisë, por edhe shkeljes në vijueshmëri të të drejtave të tyre bazë për mbrojtje dhe siguri, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë (mbrojtja e posaçme);

Së fundmi, harta e re gjyqësore lë përfundimisht pa drejtësi fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Specialistet dhe mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve jo vetëm në procesin penal, prej vitesh kanë punuar drejt krijimit të Gjykatës për Fëmijët dhe të Rinjtë. Sistemi aktual i drejtësisë nuk është ndërtuar duke patur në vemendje fëmijët dhe të rinjtë, ndaj ai vijion të shkelë të drejtat e tyre. Harta e re gjyqësore vetëm sa e përforcon edhe më tej shkeljen e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në dhe nga sistemi i drejtësisë.

CRCA/ECPAT Shqipëri i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të rishikojë edhe një herë vendimin e tij për miratimin e hartës së re gjyqësore, ndërkohë që ne do të marrim të gjitha masat që ky vendim të mos-hyjë në fuqi në gjendjen aktuale, pasi ai seriozisht rrezikon të dëmtojë gjendjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: CRCAHarta gjyqesoreKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

18:44 : 23/04/2025
AKTUALITET

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

15:00 : 02/04/2025
AKTUALITET

Gjykatë për votuesit e diasporës/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

15:25 : 31/03/2025
AKTUALITET

Paradokset e Reformës/ Emërimi i gjyqtarëve të posaçëm, ligji fut në përpasje KLGJ-në me SPAK-un

13:57 : 27/03/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Bushka, sekseria e çiftit Veliaj dhe e drejtësisë së re, premtonte emërime në Kushtetuese

14:34 : 17/03/2025
AKTUALITET

Alban Toro i KLGJ “theu në mes” SPAK-un dhe Kushtetutën

09:40 : 17/02/2025
Para

U kap me drogë dhe u lirua/ Policia sqaron arrestimin e djalit të deputetit të PS-së

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 28 Maj 2025

22:54 : 27/05/2025

Burim Kukeli emërohet trajner i ekipit U-21 të Zyrihut

22:54 : 27/05/2025

Kontrata e lobimit/ Avokati i Metës: Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit

22:51 : 27/05/2025

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit së shpejti bazuar në një analizë gjaku

22:44 : 27/05/2025

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

22:28 : 27/05/2025

Maurizio Sarri drejt rikthimit te Lazio

22:27 : 27/05/2025

“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës: Ju po mbroni…

22:21 : 27/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com