• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma Zgjedhore, KRIIK: Mesa duket nuk do ketë angazhim real

16:21 : 13/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ka dalë me një qëndrim publik sa i takon komisionit për Reformën Zgjedhore që pritet të fillojë punë me 10 gusht i përbërë nga 18 deputetë.

Në reagimin e bërë, KRIIK, ka kritikuar vonesat në ngritjen e Komisionit, duke u shprehur rezerva lidhur me veprimet që pritet të merren në vijim pasi sipas Koalicionit, do të kishte një mungesë të angazhimit konkret.

Më tej, Koalicioni për Reforma, ka kërkuar që në fillim të zgjidhen problematikat që pritet në hasen në zgjedhjet e ardhme vendore të vitit 2023 dhe më tej në sesionin e ardhëm parlamentar të diskutohet për zgjedhjet e përgjithshëme të vitit 2025.

Reagimi i Plotë:

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) publikoi më datë 11 qershor 2022 QËNDRIMIN PUBLIK “Deputetët dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të përmbushin përgjegjesitë e tyre për nisjen e punës dhe realizimin e një Reforme të vërtetë Zgjedhore, të mbështetur në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes”.

Lexo edhe:

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi Kombëtar/ Berisha lajmëron fitoren e shpejtë të PD-së

Nëpërmjet tij, KRIIK vlerëson plotësimin e anëtarësisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore nga Kuvendi në seancën e së enjtes datë 9 qershor 2022, megjithëse pas një vonese 4 mujore nga ngritja e tij, ndërkohë që afati i veprimtarisë së tij parashikohet deri më 10 gusht 2022.

Rregullorja e Kuvendit parashikon mbledhjen e Komisionit brenda dy ditësh nga plotësimi i tij, por asnjë hap nuk u mor për mbledhjen e tij as nga BashkëKryetarët, as nga anëtarët dhe as nga Kreu i Kuvendit, të cilët sipas rregullores kanë mundësinë dhe detyrimin për ta funksionalizuar atë.

Nisur nga ky zhvillim, në ndjekje edhe të qëndrimeve dhe proceseve të ndodhura politiko-institucionale, KRIIK shpreh rezervat dhe kritikat e tij duke ngritur shqetësimin se angazhimi serioz dhe i vërtetë, për të adresuar problematikat madhore të integritetit të zgjedhjeve, me sa shihet do të jetë i cunguar apo do të mungojë përmbajtësisht edhe në këtë proces Reforme Zgjedhore.

Pasi i bëhet thirrje Komisionit për tu mbledhur sa më parë, KRIIK i kërkon atij që në aktivitetin e tij të udhëhiqet nga parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke miratuar sa më shpejt planin e punës dhe një rregullore të posaçme të tij, për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen e aktorëve të tjerë jashtëparlamentarë, si dhe procedurat e ndërveprimit me ta.

Gjithashtu, i sugjerohet Komisionit që, së pari, të mbyllë amendimet ligjore minore dhe specifike në raport vetëm me mirëfunksionimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore brenda muajit Korrik 2022. Më pas, në sesionin e ardhshëm parlamentar të fillojë e të trajtojë tërë rregullimet e tjera për tu aplikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 apo edhe më pas, si dhe hartimin e ligjit të posaçëm për financimin e partive politike e fushatave zgjedhore, ligjin për referendumet, ligjin e ri për partitë politike, si dhe rregullime të tjera të nevojshme, në akord edhe me reformën administrativo-territoriale.

KRIIK rekomandon edhe disa çështje konkrete që duhen adresuar dhe përmirësuar për zgjedhjet e ardhshme vendore të majit 2023, nisur nga problematikat e vërejtura nga zbatimi dhe praktika ligjore e ndjekur në zgjedhjet parlamentare të shkuara, mbi financimin e fushatës zgjedhore, keqpërdorimin e burimeve shtetërore, fushatën në media përfshirë median sociale dhe monitorimin e saj, fushatën nga palë të treta, votimin parapëlqyes për kandidatët për këshillat vendorë, plotësimin e kritereve të regjistrimit të subjekteve zgjedhore etj.

Në përfundim, KRIIK i bën thirrje Partive Politike të dakordësojnë vullnetin politik për të aplikuar që në këto zgjedhje vendore administrimin e Komisioneve të nivelit të dytë (KZAZ-të) me individë jopartiakë, sipas parashikimeve të Marrëveshjes Poltike të 5 qershorit 2020, si një formë e pilotimit të administrimit tërësor në mënyrë të pavarur, por edhe si një mënyrë me efekte direkte për ligjzbatim më të plotë, si dhe të fillimit të zhbërjes së patronazhimit politik të ngritur në administratën shtetërore.

Etiketa: KRIIKKuvendireforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kuvendi Kombëtar/ Berisha lajmëron fitoren e shpejtë të PD-së

19:29 : 30/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Kush ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në

18:08 : 30/05/2026
AKTUALITET

Mbyllet Kuvendi i PD, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ja kur do bëhet numërimi

17:49 : 30/05/2026
AKTUALITET

Rama në “fluturim” drejt BE-së, por “nuk trazon çorbën” e Ballukut, Ferit Hoxhës dhe problemeve të Shqipërisë

19:12 : 24/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD/ Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend, por te komisioni ‘Xhafaj’

16:09 : 21/05/2026
Para

Vllaznia rinovon me Esin Hakajn, detajet e kontratës

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom