• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditi gruan 19 herë me thikë, dënohet shqiptari

10:01 : 13/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një shqiptar u dënua me 19 vite burg në Britaninë e Madhe pasi goditi me thikë 29 herë bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre.

Sipas Mirror, Zef Gjoni, 28 vjeç, tentoi edhe të mbysë bashkëshorten Denisa Fuli me një batanije, por për fat të mirë ajo mbijetoi.

Pasi e goditi me thikë plot 29 herë, ai e pyeti të shoqen: “Akoma nuk ke vdekur ti?”

Një gjykatë në Angli dëgjoi se si shqiptari i kishte shkaktuar të shoqes 17 plagë që mund t’i rrezikonin jetën. Megjithatë ajo pretendoi sërish se ai e goditi me thikë për shkak të izolimit nga pandemia.

Por gjykata vendosi ta dënojë shqiptarin me 19 vite burg për tentativë vrasje.

Lexo edhe:

 “Turistët e krimit”/ “Skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

Gjykatësi tha se Gjoni tregoi një shkallë planifikimi të sulmit.

“Ti përbën rrezik domethënës se mund t’u shkaktosh dëme të tjerëve, veçanërisht atyre që janë pranë teje, sidomos në kohë stresi,” tha gjykatësi.

Fuli, shtetase rumune, u sulmua në shtëpi më 1 prill 2020, në javën e dytë të izolimit.

Atë ditë, Gjoni i kishte thënë se “sot ose do vdesësh ti dhe unë do të shkoj në burg, ose do vdes unë dhe ti do të shkosh në burg”.

Natën, Fuli u zgjua nga gjumi dhe e pa veten të lidhur. Prokuroria tha se Gjoni e goditi vazhdimisht me dy thika që i kishte marrë në kuzhinë, ndërkohë që e pyeste vazhdimisht: Akoma nuk ke vdekur?

Pas krimit, ai telefonoi urgjencën duke thënë se kishin pasur një sherr dhe se ajo kishte tentuar të vriste veten me thikë në zemër.

Edhe pse ai i qëndroi historisë së tij, policia zbuloi se viktima nuk mund të godiste veten me thikë në atë mënyrë.

Etiketa: AngliDenisa FuliZef Gjoni

Lajme të lidhura

RAJONI

 “Turistët e krimit”/ “Skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve

19:31 : 27/05/2026
AKTUALITET

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

22:38 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli pas ekstradimit në Shqipëri/ EMRI

10:57 : 18/05/2026
BOTA

Kriza te Laburistët në Britani pas humbjes në zgjedhje, skenarët për zëvendësimin e Starmer

18:25 : 12/05/2026
AKTUALITET

Bandat shqiptare ulin çmimet, 150 paund kalimi me gomone drejt Anglisë

15:51 : 07/05/2026
AKTUALITET

Foto me kanabis mbi 1 milion sterlina, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli /EMRAT

12:14 : 30/04/2026
Para
Foto: Instagram

Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit, Noizy shkon në koncert me forcat RENEA/ Pamje

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom