Dashi
Do të dukeni shumë simpatikë sot gjatë momenteve që do kaloni parakrah partnerit/es suaj. Do të jeni mjaft të favorizuar për gjithçka ju të dashuruarit. Beqarët duhet të tregohen të matur, pasi po pranuan çdolloj ftese mund të zhgënjehen. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.
Demi
Familja, jeta juaj personale dhe dashuria do të marrin një rëndësi tepër të veçantë sot. E bukura e ditës së sotme do të qëndrojë edhe te një dhuratë që do të merrni nga njeriu i zemrës. Beqarët nuk duhet të shqetësohen për asgjë, pasi gjithçka ka për të ndryshuar si me magji. Financat do jenë goxha të mira.
Binjakët
Ju duhet të shkoni shumë vite mbrapa për të gjetur një qiell yjesh si ky i sotmi: jeni në krye të atyre që do të kenë fat ditën e sotme, veçanërisht kjo e vlefshme për çiftet. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që duan. Mundësitë për takime do jenë të njëpasnjëshme. Gjendja financiare do jetë e konsoliduar.
Gaforrja
Hapi i madh që dëshironi të bëni në fushën sentimentale është shumë pranë jush. Do të ndiheni më kurajozë dhe të sigurt në vete. Beqarët do realizojnë disa takime interesante, por nuk do ndihen gati për ndryshime. Me financat tregohuni të kujdesshëm.
Luani
Do të keni fat në çështjet praktike, në zgjedhjet private, shumë mundësi edhe për të vënë në vend punët me partnerin/en. Lumturi në dashuri dhe sukses. Beqarët do e adhurojnë lirinë që kanë, prandaj nuk do bëjnë ndryshime në status. Në planin financiar gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Virgjëresha
Do të jeni nervoz në raport me partnerin/en. Do të ketë diçka në ju që do t’ju bëjë të kuptoni se përreth diçka po ndryshon. Kjo do të jetë diçka e mirë që prisnit. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Çështjet financiare do kërkojnë më shumë kujdes.
Peshorja
Do të shqetësoheni pak sot në marrëdhënien tuaj në çift, por nuk duhet të bini pre e provokimeve dhe e kritikave, sepse tashmë e dini se kur nuk arrini të mbani kontrollin nuk dini se çfarë flisni. Beqarët nuk do duan të ndryshojnë statusin edhe për pak kohë. Financat nuk do jenë të mira.
Akrepi
Ndonjë situatë personale dhe familjare do të kërkojë prezencën tuaj. Gjithsesi, mos ja kurseni ndihmën tuaj personit të zemrës. Beqarët duhet ti shprehin ndjenjat për atë që pëlqejnë, në të kundërt anë për t’i humbur ata. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar.
Shigjetari
Askush prej jush që jeni në një marrëdhënie në çift nuk duhet të jetë i pakënaqur, i patët të gjitha rastet tuaja për të “fituar”. Nëse jo, kërkoni diçka tjetër, mos u dorëzoni. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe realizojnë takime interesante. Buxheti do jetë i kënaqshëm.
Bricjapi
Nuk ka asgjë të pamundur për t’u përballuar dhe për t’u zgjidhur, sidomos në sektorin dashurisë. Neptuni do t’ju ndihmojë për këtë, ëndërroni edhe më shumë. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre, prandaj bëhuni gati. Financat do ndryshojnë për mirë.
Ujori
Do të merrni lajme nga larg, por do të ndiheni jo mirë prej xhelozisë që do të ndieni ndaj partnerit/es tuaj. Por duhet të dini se kjo periudhë do të kalojë shumë shpejt. Beqarët do realizojnë një takim që do i sjellë ndryshime rrënjësore. Në planin financiar gjendja do të përmirësohet.
Peshqit
Yjet te ju sot do të ndikojnë si pozitivisht ashtu edhe negativisht. Ndaj dita e sotme do të jetë paksa e komplikuar për të dashuruarit. Duhet të bëni durim dhe të prisni për ditën tjetër. Beqarët do fiksohen pas një personi dhe do bëjnë gjithçka për t’i shprehur simpatinë. Financat do jenë të mira.