• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Voa: Agim Kajmaku kapet me drogë në Itali, e shkuara e errët e ish-kryebashkiakut

16:02 : 12/06/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ish kryebashkiaku i qytetit të Vorës në Shqipëri, Agim Kajmaku, është arrestuar në Grottamare një qytezë në krahinën e Ascoli Piceno-s në Itali, nën dyshimet e trafikut të drogës. Kajmaku dhe nipi i tij u kapën pasi rezulton të kenë fshehur pako me kokainë, në disa vazo bimësh të blera në një fidanishte të zonës. Sipas policisë italiane bëhet fjaë për të paktën 20 kilogramë, vlera e të cilave kap afro 1 milion euro.

Lajmi për Kajmakun u bë i ditur sot në Shqipëri, nga mediat, ndonëse arrestimi i tij në Itali ka ndodhur në javën e fundit të muajit maj. Burime të policisë shqiptare po ashtu konfirmuan kapjen e tij nga autoritetet italiane.

Kajmaku pati një histori të gjatë me drejtësinë shqiptare, pak pasi ai u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, në vitin 2019, në një garë pa konkurrentë, pasi opozita i kishte bojkotuar zgjedhjet. Por një sërë dokumentesh të publikuara më pas nga Partia Demokratike, për të kaluarën e tij, çuan fillimisht në shkarkimin e tij nga posti, dhe pastaj dhe kërkesën për arrestim.

Kajmaku rezultoi se ishte arrestuar në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, nën një emër tjetër, dhe se këtë fakt nuk e kishte deklaruar në fomularin e dekriminalizimit. Ish kryebashkiaku e mohoi fillimisht akuzën, por kur shenjat e gishtërinjve vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person, dorëzoi vendimin e Gjykatës së Janinës e cila e kishte shpallur të pafajshëm.

Kërkesa për arrestimin e tij erdhi për shkak se u dyshua se kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bsshkisë, në një kohë kur ai vetë ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për muaj të tërë ai qëndroi në arrati, derisa u arrestua, ndërsa ishte shtruar në një spital privat për mjekim, në fillim të korrikut të vitit 2020. Por një ditë më pas, masa e arrestit u konvertua në “detyrim paraqitje”. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tiranës, pushoi çështjen e hapur ndaj tij dhe prokuroria u detyrua që të bënte ankim në Apel.

Lexo edhe:

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

Lajmi për arrestimin e Kajmakut në Itali, u pasua me reagime të menjëhershme nga opozita e cila drejtoi gishtin e përgjegjesisë mbi kryeministrin Edi Rama. “Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë, deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse është i nxirë faqje të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR! Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e non gratave të tij”, shkruajti në Facebook, kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e PD-së, u shpreh, po në një status në Facebook, shoqëruar me vlerësimet e kryeministrit Rama për Kajmakun gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, se “njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”. /Voa/ 

Etiketa: drogekajmakuRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
BOTA

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

20:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
Para

"Bullgaria Perëndimore", Rama merr në mbrojtje Kovaçevskin: Sherr e mejhane qoftesh

TË GJITHA

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

18:33 : 27/06/2025

Arbenita nuk do asnjë ‘gjurmë’ të Feros, ndryshon mbiemrin e vajzës së tyre

18:33 : 27/06/2025

Vora zyrtarizon blerjen e radhës, firmos me ish-futbollistin e Rijekës

18:29 : 27/06/2025

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

18:17 : 27/06/2025

Taulant Xhaka i befason të gjithë, i rikthehet futbollit të luajtur. Ja ku firmosi mesfushori

18:17 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com