• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pesë supozimet e frikshme/ Ku po gabon Putini

20:22 : 06/06/2022
në BOTA

Një nga arsyet pse është kaq e vështirë të kuptosh synimet e Rusisë dhe atë që është në lojënë luftën e Ukrainës është diferenca e rëndësishme midis mënyrës se si i shohin ngjarjet  vëzhguesit e jashtëm, dhe si shihen ato nga Kremlini.

Fakt është se shumica e diskutimeve të sotme mbi mënyrën se si duhet ta ndihmojmë Ukrainën të fitojë në fushën e betejës, tadetyrojmë Kievin të bëjë lëshime, apo t’i krijojmë mundësinë presidentin rus Vladimir Putin të shpëtojë fytyrën e vet, kanë pak të përbashkëta me realitetin.

Më poshtë janë 5 supozimet e zakonshme, rreth asaj se si Putin e sheh këtë luftë. Por në rast se dëshiron të jetë më efektiv në qasjen e tij, dhe të ulë rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit, Perëndimi duhet ta shohë ndryshe situatën.

Supozimi nr.1: Putin e di se po e humb luftën

Ky supozim buron nga ideja e gabuar, sipas së cilës qëllimi kryesor i Rusisë është të marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Ukrainës.

Lexo edhe:

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

Ndaj kur ushtria ruse shfaqet dobët në front, nuk arrin të përparojë, madje edhe tërhiqet, kjo përbën dështim. Por qëllimet kryesore të Putinit në këtë luftë, nuk kanë qenë kurrë të fitojë territor të ri.

Përkundrazi, Putin dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, vend që e cilëson një “anti-Rusi”. Pra ta pengojë Perëndimin nga përdorimi i territorit të Ukrainës, si një urë lidhëse për aktivitetet gjeopolitike anti-ruse. Dhe në këtë aspekt, Rusia nuk e sheh veten si të dështuar.

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, dhe as nuk do të jetë në gjendje të ekzistojë në paqe, pa marrë parasysh kërkesat e Moskës për rusifikimin dhe “de-NATO–fikimin”. Për të arritur synime të tilla, Rusisë i mjafton të ketë një lloj pranie në territorin ukrainas, dhe të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën ukrainase.

Moska nuk ka nevojë për përfitime të mëdha territoriale dhe as për pushtimin e Kievit. Edhe aneksimi i rajoneve të Luhanskut dhe Donjeckut, të cilin Moska e sheh vetëm si çështje kohe, është një mënyrë për ta detyruar Ukrainë të paguajë për zgjedhjet e gabuara gjeopolitike pro-perëndimore gjatë 2 dekadave të fundit.

Supozimi nr.2: Perëndimi duhet të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar Putinin të ”shpëtojë fytyrën”, duke reduktuar edhe rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës

Imagjinoni një situatë ku Ukraina pranon shumicën e kërkesave të Rusisë. Pra njeh Krimenë si ruse dhe Donbasin si të pavarur, angazhohet për reduktimin e ushtrisë së saj, dhe premton se nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

A do t’i japë kjo fund konfliktit? Edhe nëse për shumë njerëz, përgjigja duket të jetë një “po” e qartë, ata e kanë gabim.

Rusia është vërtet zyrtarisht në luftë kundër Ukrainës, por në aspektin gjeopolitik, e sheh veten në luftë kundër Perëndimit.

Prandaj, çfarëdolloj lëshimesh që mund të bëjë Ukraina, Putini do të vazhdojë ta përshkallëzojë luftën, derisa Perëndimi të ndryshojë qasjen e tij ndaj të ashtuquajturit “problem rus”, dhe ta pranojë se lufta e Rusisë, është rezultat i injorimit të shqetësimeve gjeopolitike ruse për 30 vjet me radhë nga ana e Uashingtonit.

Supozimi nr.3: Putini nuk po humbet vetëm ushtarakisht, por edhe brenda vendit. Situata politike në Rusi është e tillë, që Putin mund të përballet së shpejti me një grusht shteti

Për momentin është e kundërta. Elita ruse është aq shumë e shqetësuar se si të garantojë stabilitetin politik dhe të shmangë protestat, saqë është konsoliduar rreth Putinit, si i vetmi lider që është në gjendje ta forcojë sistemin politik dhe të parandalojë kaosin. Elita është politikisht e pafuqishme, e frikësuar dhe e pambrojtur.

Të bësh sot një lëvizje kundër Putinit është e barabartë me vetëvrasjen, përveç rastit kur Putin fillon ta humbë aftësinë e tij për të sunduar (fizikisht ose mendërisht). Pavarësisht përçarjeve të reja brenda radhëve dhe pakënaqësive me politikat e Putinit, regjimi qëndron ende ipalëkundur. Për momentin, kërcënimi kryesor për Putinin është vetë Putini.

Supozimi nr.4: Putin ka frikë nga protestat kundër luftës

E vërteta është se Putini ka më shumë frikë nga protestat pro–luftës, dhe duhet të marrë parasysh dëshirën e shumë rusëve për të parë shkatërrimin e atyre që ata i quajnë “nazistë ukrainas”.

Kjo qasje e publikut rus, mund të nxisë përshkallëzimin e luftës, duke e shtyrë Putinin të jetë më i ashpër dhe më i vendosur në këtë luftë.

Putini ka ringjallur një nacionalizëm të errët, nga i cili po varet gjithnjë e më shumë. Çfarëdo që të ndodhë me Putinin, bota do të duhet të përballet me këtë agresion publik dhe bindjet anti–perëndimore dhe anti-liberale, që e bëjnë Rusinë shumë problematike për Perëndimin.

Supozimi 5: Putin ka qenë shumë i zhgënjyer nga njerëzit e tij, dhe ka nisur ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë

Kjo çështje diskutohet shumë në Perëndim. Ajo lind nga spekulimet mbi arrestimin e ish-zëvendës shefit të kabinetit të Putinit, Vladislav Surkov; të Sergey Beseda-s, një ushtarak i lartë i sigurisë përgjegjës për luftën Ukrainën; dhe spastrimeve në rrethin e brendshëm të presidentit.

Por të gjitha këto duhen parë me shumë mosbesim. Së pari, nuk ka asnjë konfirmim për asnjërën prej tyre. Së dyti, Putini ka të ngjarë të jetë i mërzitur dhe i zhgënjyer me stafin e tij, por nuk është në stilin e tij të spastrojë rrethin e tij të brendshëm nëse nuk janë kryer krime të rënda.

Qëllimet janë gjithçka që ka rëndësi për Putinin. Së fundi, fushata ushtarake në Ukrainë është menaxhuar nga afër nga Putin që në fillim, dhe vartësit kanë pasur shumë pak hapësirë për të treguar ndonjë iniciativë.

Për momentin, si Rusia ashtu edhe Perëndimi, duket se besojnë se pala tjetër është e dënuar të humbasë dhe se koha është në anën e tyre.

Putin ëndërron që Perëndimi të zhytet në trazira politike, ndërsa Perëndimi ëndërron që Putini të rrëzohet nga pushteti, të vritet, ose të vdesë nga njëra prej shumë sëmundjeve për të cilatpërflitet se po vuan. Askush nuk ka të drejtë.

Tek e fundit, një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, është e mundur vetëm si një zgjatim i një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Perëndimit, ose si rezultat i rrëzimit të Putinit. Dhe kjo na jep një ide se sa mund të zgjasë lufta:me vite, në rastin më të mirë./Bota.al

Etiketa: PutinRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

16:56 : 01/06/2026
BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
BOTA

Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

12:13 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
Para

VIDEO/ Berisha apel miqve të Shqipërisë: Mos mbështesni regjimin e Ramës

TË GJITHA

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom