• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importuesit e vajit të lulediellit ankohen te Bordi për rritjen e kontrabandës

08:19 : 06/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Çmimi i lartë i shitjes së vajit të lulediellit deri në 400 lekë ka shtuar ndjeshëm në këtë periudhë futjen e produktit kontrabandë nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi.

Shqetësimi për rritjen e kontrabandës është ngritur nga grosistët kryesore të tregtimit të vajit të lulediellit në mbledhjen e Bordit të Transparencës për produktet e shportës. Grosistët e kontaktuar nga “Monitor” pohuan se po goditen nga importet e larta të vajit të lulediellit kontrabandë.

Sipas tyre për periudhën janar-mars shitjet e vajit të ambalazhuar janë 55% më pak se mesatarja e 2 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, ndërsa shteti siç pohojnë importuesit nga moszhdoganimet po humbet 70 lekë për litër TVSH.

Në rënien e shitjeve përveç tregtimit të vajit kontrabandë kanë ndikuar edhe rezervat e konsumatorëve, pasi të panikuar nga çmimet në muajt shkurt dhe mars shumë konsumatorë krijuan rezerva vjetore vaji. Nga maji supermarketet nisën kufizimet e shitjes nga 3 deri 6 litra për konsumator.

“Kontrabanda e tregtimit të vajit të lulediellit në këtë periudhë është rritur në mënyrë të frikshme. Shumë tregtarë të vegjël apo individë të caktuar duke përfituar nga TVSH zero e shitjes së vajit në Maqedoninë e Veriut dhe 8% TVSh-ja në Kosovë dhe Malin e Zi po në Shqipëri vaj të pa zhdoganuar.

Lexo edhe:

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

Emigrimi i të rinjve i kushton Shqipërisë miliona euro, çfarë paralajmërojnë ekspertët

Nëse më përpara në pikat kufitare vaji po blihej me kuti, tashmë po hyn me furgona dhe në sasi shumë të lartë. Kjo situatë po dëmton importuesit e ndershëm, pasi vaji i blerë në Maqedoni me TVSH zero është 290 lekë për litër dhe shitet në tregun shqiptar 310 lekë për litër.

Ndërkohë importuesit po furnizohen nga jashtë me vaj me çmim 370 deri 375 lekë për litër me shumicë. Ketë shqetësim e kemi ngritur në mbledhjen e bordit ku na është komunikuar se do të nisin verifikimet dhe marrja e masave”, nënvizoi një nga grosistët kryesorë të vajit.

Grosistët nënvizojnë se mallrat kontrabandë po shiten masivisht jo vetëm pranë qyteteve kufitare, si Dibër, Korçë, Pogradec, Shkodër, por edhe në Tiranë dhe qytetin e Lezhës. Importuesit thonë se këto mallra janë lehtësisht të verifikueshme, pasi nuk kanë etiketë në shqip dhe origjina e mallit është shkruar me shkronja të pakuptueshme cirilike.

Sakaq Bordi i transparencës për produktet e shportës në mbledhjen e sotme vijo të mbajë të pandryshuar çmimin e shitjes së vajit të lulediellit për konsumatorin 381 lekë për litër dhe për tregtarët e shumicës 375 lekë për litër.

Çmimet kanë mbetur të pandryshuara prej disa javësh. Nga një konstatim i Monitor në terren në shumë dyqane ushqimore dhe supermarkete vaji ushqimor po tregtohet edhe me çmim 400 lekë për litër.

Në mbledhjen e radhës importuesit kanë kërkuar të bëhet një ndarje në tavanet e çmimeve dhe marzhet e lejuara të fitimit për importuesit e vajit të ambalazhuar nga jashtë, nga ata që e importojnë vajin e përpunuar, por ambalazhimi bëhet në Shqipëri.

Kërkesa vjen pasi marzhi bruto i fitimit të lejuar prej 25 lekë të përcaktuar nga Bordi i Transparencës nuk arrin të mbulojë kostot operacionale fikse të operatorëve, duke nisur që nga kostot e ambalazhimit që arrijnë 20 lekë, taksat dhe pagat e punonjësve. Nga bordi i transparencës është vendosur që çmimi tavan do të rishikohet pas shqyrtimit të kostove operacionale./ Marrë nga Monitor.al

Etiketa: ekonomiaMonitorivaji i lulediellit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

17:15 : 17/05/2026
AKTUALITET

Emigrimi i të rinjve i kushton Shqipërisë miliona euro, çfarë paralajmërojnë ekspertët

14:02 : 01/05/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

17:56 : 08/04/2026
AKTUALITET

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”/ Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

14:50 : 06/04/2026
BOTA

WSJ: Si lufta në Iran po e bën ekonominë amerikane më dominuese se kurrë

11:36 : 06/04/2026
AKTUALITET

Treguesi i besimit në ekonomi bie për të tretin muaj radhazi

15:19 : 01/04/2026
Para

Nadal fiton "Roland Garros" për herë të 14-të

TË GJITHA

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom