• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një luftë kibernetike me Rusinë?

22:31 : 04/06/2022
në BOTA

Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të përditshme kibernetike, shumë prej të cilave e kanë origjinën nga Rusia. Nëse tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës përshkallëzohen më tej për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët shqetësohen se Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte një sulm frontal kibernetik për të shkatërruar infrastrukturën jetike amerikane.

Sanksionet e shpejta dhe të koordinuara të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të sulmit të saj të paprovokuar në Ukrainë, e lanë sistemin financiar rus në një gjendje të rëndë. Për t’u hakmarrë ndaj Uashingtonit, që udhëhoqi përgjigjen e bashkuar dhe furnizimin e Ukrainës me armë, disa frikësohen se Presidenti rus Vladimir Putin mund të fillojë ndaj Shteteve të Bashkuara një luftë kibernetike, një fushë ku vendi i tij ka përvojë.

Ligjvënësi Mike Gallagher mendon se “nëse situata përshkallëzohet, do të shohim sulme kibernetike ruse ndaj infrastrukturës jetike”.

Këtë frikë e kanë edhe ekspertë të tjerë.

“(Sulmi) kibernetik mund të jetë edhe i më i frikshëm se armët tradicionale”, thotë Nicholas Chaillan, ish-drejtues i informatikës në Forcat Ajrore amerikane.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Por, sa janë të përgatitura Shtetet e Bashkuara për një goditje të mundshme kibernetike? Realiteti është më i komplikuar.

“Shtetet e Bashkuara udhëheqin për sa i përket ofensivës kibernetike. Pra, kemi kapacitete shumë të mira ofensive në kibernetikë. Por, kapacitetet tona mbrojtëse janë goxha të dobëta. Unë i quaj të nivelit të kopshtit”, thotë Chaillan.

Ai lindi në Francë dhe si një sipërmarrës dhe kodues i suksesshëm, iu bashkua qeverisë amerikane në vitin 2016 për të ndihmuar në luftën ndaj krimit kibernetik në nivelin ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, ai ka mbetur i zhgënjyer nga aftësia e qeverisë për të mbrojtur sistemet e saj kibernetike.

Situata në disa kompani private, që mbështesin infrastrukturën jetike të Amerikës, nuk është shumë më e mirë, thotë ai.

“Shumë prej këtyre kompanive të lejojnë të hysh në sistemet e tyre nëpërmjet internetit, pasi nuk kanë mjaftueshëm ekspertë lokalë, që të bëjnë mirëmbajtjen. Prandaj i lidhin virtualisht sistemet me njëra-tjetrën, gjë që praktikisht i hap dyert rreziqeve masive kibernetike”, thotë zoti Chaillan.

Ai kujton sulmin kibernetik të vitit 2021 ndaj firmës “Colonial Pipeline”, që bën shpërndarjen e karburantit në Amerikë përmes një sistemi tubacionesh. Prej sulmit, gjysma e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara mbeti pa karburant, duke ndikuar tek jetët e miliona personave për ditë të tëra.

“Dimë se ka plot raste kur edhe Kina edhe Rusia kanë qenë brenda sistemeve amerikane për disa muaj, pse jo edhe vite. Madje, ato gjenden ndoshta në brendësi të sistemeve të infrastrukturës kritike edhe tani që ne po flasim”, thotë Chaillan.

Ai thotë se është shumë e mundshme që kundërshtarët gjeopolitikë të Uashingtonit të kenë vendosur tashmë mjete kibernetike brenda sistemeve të Amerikës. Ato mund të aktivizohen në një moment kyç në të ardhmen.

“Në fund të ditës, kjo është vërtet e frikshme. Dhe çuditërisht e pranojmë një gjë të tillë”, thotë Chaillan.

Ekspertë të tjerë thonë se ndikimi i sulmeve të tilla kibernetike, madje edhe sulmeve frontale, do të kufizohet megjithatë nga gjeografia dhe sektorët e infrastrukturës që do të preken.

“Mendoj se dëmi që mund të shkaktohet do të jetë me shtrirje të madhe, por rajonale. Ka shumë mbivendosje në shumë prej këtyre sektorëve. Pra, nëse ka ndikim në një rajon, ekziston një nivel fleksibiliteti në sistem për ta përballuar këtë”, thotë Jacob Galbreath, nga Qendra e Ekselencës për Bashkëpunimin e Mbrojtjes Kibernetike të NATO’s.

Disa thonë se superfuqitë nuk angazhohen në ofensiva frontale kibernetike për shkak të parimit të shkatërrimit të sigurt të ndërsjellë, që vlen jo vetëm për luftën bërthamore, por edhe për atë kibernetike.

Ky parim parandalues mbështet tek nocioni se një sulm kibernetik nga një superfuqi ndaj një tjetre, do të merrte përgjigje masive, duke i lënë të dyja vendet të shkatërruara.

“Ata (rusët) duhet ta kuptojnë se vendi ynë do të përgjigjet”, thotë Galbreath.

Estonia ishte e para që pësoi një sulm serioz kibernetik nga një shtet tjetër. Në prill 2007, hakerë që mendohet se janë të lidhur me Kremlinin, sulmuan faqet e internetit të qeverisë, mediave dhe institucioneve financiare. Sulmuesit përdorën ato që quhen “botnets”, rrjete pajisjesh të kompromentuara që janë të lidhura në internet.

Toomas Hendrik Ilves ishte në atë kohë president i Estonisë.

“Gjërat janë përkeqësuar shumë më tepër që atëherë”, thotë ai.

Me përhapjen e teknologjisë së internetit, u rrit numri i pajisjeve të lidhura me rrjetin. Po kështu u rrit edhe potenciali për sulme të suksesshme hakerësh.

“Ka për shembull gjysmë milioni kamera survejimi vetëm në qytetin e Londrës”, thotë ai.

Ndërsa teknologjia kompjuterike po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, superfuqitë vetëm mund të hamendësojnë, se çfarë mjetesh kibernetike ofensive disponojnë kundërshtarët. Por, ekspertët thonë se lufta në Ukrainë mund të ketë ofruar mundësinë unike për të parë kapacitetet e vërteta të Rusisë, duke zbuluar kufizimet e Moskës jo vetëm në luftën konvencionale, por edhe në luftën kibernetike.

“Nëse do më kishit pyetur tre muaj më parë, do të kisha dhënë tjetër përgjigje. Por në këto momente, ata (Rusia) duhet të angazhohen më shumë për mbrojtjen; nuk po ia dalin mirë”, thotë Galbreath.

Analistët thonë se një ndër arsyet përse Rusia nuk po ia del shumë mirë, është për shkak të përfshirjes në konflikt të palëve të treta.

“Megjithë përmasat (e kufizuara të këtij konflikti), është mbresëlënëse se sa shumë persona nga mbarë bota po përfshihen në favor të Ukrainës, apo kundër Rusisë. Në këtë aspekt, pasojat mbi Rusinë kanë qenë shkatërrimtare. Njerëzit në mbarë botën janë kundër asaj që po bën ushtria ruse dhe qeveria ruse në Ukrainë”, thotë Galbreath.

Ekspertët thonë se kjo luftë rajonale do të ketë pasoja globale dhe se mund të ndryshojë botëkuptimin tonë për shpërndarjen e fuqisë, përfshirë në kibernetikë./voa

Etiketa: kibernetikeRusiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
Para
Foto; AFP

Gola, spektakël por jo fitues në Bologna, Italia dhe Gjermania ndajnë pikët

TË GJITHA

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom