Inxhinier Edlir Vokopola, i cili është ekspert për menaxhimin e mbetjeve, në një lidhje me “Radarin Informativ” në Abc, ka komentuar vendimin e qeverisë i cili hyn në fuqi në datë 1 qershor, për mos lejimin në treg të qeseve plastike.
Ai tha se jo të gjitha qeset plastike do të tërhiqen nga qarkullimi, pasi do të vijojnë të përdoren qeset e trasha dhe që janë shumë përdorimshe.
Ai theksoi se heqja e qeseve plastike nga qarkullimi është një lajm i mirë për mjedisin.
Pjesë nga diskutimi:
Në rast se disa vite më parë u vendos heqja e një kategorie e disa qeseve plastike, tashmë hiqen të gjitha qeset plastike. Është një vendim i duhur?
Vokopola: Në fakt nuk hiqen të gjitha qeset plastike. Hiqen qeset plastike të holla dhe të vogla, dhe lejohen të përdoren qeset më të trasha. Pra do të mbahen në përdorim ato qese që janë më shumë se një përdorim.
Vokopola: Ka një diferencë pasi këto qese që do të mbeten në përdorim, janë qese të cilat mund të përdoren më shumë se sa një herë për shkak të trashësisë, janë qese që mund të përdoren më shumë se sa për një qëllim,. Kjo i bën ato më praktike.
Ato qese që janë të një trashësie të caktuar që përdoren në supermarkete mbeten?
Vokopola: Pak më të trasha se sa ato.
Janë ato qeset që kushtojnë 40 lekë një qese?
Vokopola: Janë më të trasha se ato. Duke qenë më të trasha se ato përveçse mund të përdoren më shumë se një herë mund edhe të riciklohen. Ndërsa qeset e holla janë të pariciklueshme.
Pse konsiderohen qeset ndotësit më të mëdhenj të ambientit?
Vokopola: Është një prej ndotësve të ambientit sepse ka një përdorim shumë të madh dhe për rrjedhojë kontrolli mbi to është i vështirë. Njerëzit e kanë të vështirë që t’i grumbullojnë në mënyrë të ndarë. Duke qenë me parete të holla është e vështirë për tu ricikluar,. Prandaj këto qese do të zëvendësohen me qese më të mëdha.
Kur flasim për një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit, çfarë kuptojmë?
Vokopola: Ndalohen të paktën 3 lloje qesesh, të vogla dhe të lehta, dhe disa qese plastike që përmbajnë disa lloj aditivësh. Pra shpërbërja e plastikës nuk është e mundur. Kjo i bën këto qese që duke u hedhur në mjedis në mënyrë të pakontrolluar me këto cilësi që i bën ato të padegradueshme, janë ndotëse të mjedisit. Në mënyrë të veçantë ato merren nga rrjedha ujore dhe çohen në pellgje më të mëdha ujor. Tashmë jemi para një fakti që është bërë me ligj që e bën përdorimin e këtyre qeseve një ndalesë. Për ne nuk do të jetë aq e lehtë të mësohemi me përdorimin e qeseve të tjera, apo të kthehemi tek ato me copa. Do na duhet më shumë kohë. Brenda një farë kohe të caktuar do të presim një rezultat që të jetë i dukshëm.
Këtë herë vendimi nuk lidhet vetëm me subjektet tregtare, por do të funksionojë edhe për qytetarët, si do të funksionojë për qytetarët?
Vokopola: Nuk besoj se është qytetari ai që është në qendër të masave administrative por janë prodhuesit, importuesit, tregtuesit e këtyre qeseve. Sigurisht që ka ende një stok të këtyre qeseve, por është rasti për të thënë që nga nesër e tutje përdorimi i tyre është i paligjshëm.
Çfarë po ndodh me tregtarët, me ata që kanë dyqane të vogla. Ajo çfarë unë kam parë është se pronarët e dyqaneve nuk e kanë idenë fare se çfarë llojesh janë në përdorim, me çfarë do ua japin mallin njerëzve, si do duhet të veprohet në të tilla raste?
Vokopola: Ky është një problem, është një stok, nuk mund ta vlerësojnë se sa i madh është stoku. Por i i ndodhur para një ligji që hyn në fuqi dhe përcakton më në detaje masat sanksionet, mendoj se do na duhet pak kohë që të mësohemi me këtë situatë të re. Nuk do doja të përmendja aspektin ekonomik, sepse është një produkt që është në treg, por do doja që të theksoja atë që kërkohet që është ndryshimi i sjelljes. Është një gjë që duhet bërë, është një gjë e mirë në aspektin mjedisor.