• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Përplasja e re midis Turqisë dhe Greqisë, një problem serioz për NATO-n

23:57 : 29/05/2022
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Futura D’Aprile

“Linkiesta”

“Për mua nuk ekziston asnjë Mitsotakis”. Me këto fjalë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndërpreu çdo komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin grek, duke anuluar edhe takimin e planifikuar për këtë vit. Momente tensioni midis dy vendeve ka pasur edhe në të kaluarën.

Por lufta në Ukrainë e detyroi për një moment Greqinë dhe Turqinë, që të dyja anëtare të NATO-s, të linin mënjanë mosmarrëveshjet mbi Mesdheun dhe sovranitetin mbi disa ishuj grekë, për t’u fokusuar mbi kërcënimin rus. Por pak muaj pas shpërthimit të konfliktit, marrëdhëniet mes dy vendeve janë edhe më të tensionuara se më parë, dhe ka të ngjarë të kenë një ndikim negativ në anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën veri-atlantike.

Athina kundër Ankarasë

Lexo edhe:

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

Deklaratat e Erdogan kundër kryeministrit grek erdhën pak ditë pas vizitës zyrtare të Kyriakos Mitsotakis në SHBA. Kryeministri grek shkoi në Amerikë për të forcuar bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin, dhe për të sinjalizuar gatishmërinë e tij për të blerë avionët luftarakë F-35 të gjeneratës së pestë, të cilat do t’i dëshironte t’i kishte në arsenalin e saj edhe Turqia.

Fjalimi i udhëheqësit grek në Kongresin e SHBA-së u përqendrua pikërisht në këtë pikë, i shqetësuar për një fuqizim të mundshëm të aftësive ushtarake të Ankarasë, e cila me këmbënguljen e saj po kërcënon prej disa kohësh interesat helene në Mesdhe.

“Gjëja e fundit që i duhet NATO-s, në një kohë kur ne jemi të përkushtuar për ta ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus, është një tjetër burim destabiliteti në Mesdheun Lindor”- tha ndër të tjera Mitsotakis, duke iu referuar gati hapur Turqisë.

Kryeministri tërhoqi vëmendjen edhe për shkeljen e hapësirës ajrore greke nga avionët ushtarakë turq, të cilët fluturuan mbi ishujt grekë 125 herë brenda një dite të vetme pa autorizimin e Athinës. Prandaj, Greqia po kryen një operacion lobimi për të parandaluar që Shtetet e Bashkuara t’i shesin Ankarasë avionët F-16 dhe pajisje të tjera për modernizimin e flotës ajrore turke, një kërkesë që Turqia e ka bërë prej disa kohësh.

Në realitet, presidenti Erdogan synon ri-integrimin e vendit të tij në programin e prodhimit të përbashkët të avionëve F-35, nga i cili ai u përjashtua pas blerjes së sistemit rus të mbrojtjes S-400. Por ai duket i gatshëm të kënaqet me më shumë lëshime në lidhje me këtë program. Të paktën tani për tani.

Pasojat për Finlandën dhe Suedinë

Përplasja mbi avionët amerikanë, ka prodhuar një moment të ri tensioni në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë. Por ajo rrezikon të ketë pasoja edhe në NATO. Vendimi i Erdogan për të bllokuar aplikimin për anëtarësim në aleancën të Suedisë dhe Finlandës ka krijuar një të çarë brenda organizatës, dhe po vendos në vështirësi Shtetet e Bashkuara, vend nga i cila varet në një masë të madhe edhe zgjidhja e mosmarrëveshjes.

Në këmbim të votës pro për zgjerimin e NATO-s, Turqia synon të marrë dritën jeshile nga Kongresi Amerikan për shitjen e pjesëve për avionët F-16 dhe të avionëve të tjerë të rinj, përveç dhënies fund të embargos ushtarake të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të tjera evropiane ndaj Ankarasë.

Por nëse kërkesat e Turqisë ishin pritur tashmë me skepticizëm nga një pjesë e politikës amerikane, pas fjalimit të Mitsotakis problemi duket edhe më e vështirë për t’u zgjidhur.

Një “jo” e mundshme nga Kongresi, do t`i ndërlikonte edhe më tej marrëdhëniet midis Erdogan dhe Joe Biden, me rrezikun që presidenti turk të rinisë të afrohet me Rusinë.

Një zgjedhje që do të çante frontin pak a shumë kompakt të NATO-s, nga e cila do të përfitonte Moska, e cila do të kishte gjithçka për të fituar nga një përçarje e aleancës në një kohë që po e vazhdon pushtimin e Ukrainës. Në një skenar të tillë, është gjithashtu e mundur të imagjinohet se Rusia do t’i bëjë disa lëshime Ankarasë në frontin sirian, në dëm të kurdëve në Rojava, që do jenë sërish nën kërcënimin e një sulmi të ri.

Qipro dhe Mesdheu

Ndërprerja e komunikimit midis Erdogan dhe Mitsotakis prek edhe Qipron. Dy krerët e shteteve kishin nisur një proces diplomatik për të arritur një marrëveshje për të ardhmen e ishullit, të ndarë më dysh që në vitin 1974, dhe kishin planifikuar të takoheshin sërish gjatë muajve të ardhshëm për të diskutuar çështjen qipriote.

Në realitet, rezultatet e arritura deri më tani kanë pasur pak pasoja. Por ky moment i ri i tensioneve, vetëm sa e bën edhe më të ndërlikuar zgjidhjen përmes kanaleve diplomatike të mosmarrëveshjes historike midis Greqisë dhe Turqisë.

Për më tepër, përplasja e re midis 2 udhëheqësve vjen në të njëjtën kohë me fillimin e shpimeve të reja për kërkimin e gazit në zonën ekskluzive ekonomike të Republikës së Qipros nga konsorciumi “Eni Cyprus Limited” dhe “Total Energies EP Cyprus BV”.

Një operacion që bie ndesh me planet e Erdogan për ta transformuar Turqinë në një qendër rajonale të gazit, dhe që nuk merr parasysh ankesat e shprehura në të kaluarën nga Ankaraja, e cila kundërshton sovranitetin greko-qipriot të ujërave në të cilat ndodhen këto fusha gazi, dhe nga ku pritet të kalojë edhe gazsjellësi “EastMed”. Heqja e emrit të Mitsotakis nga agjenda e Erdoganit do të ketë pasoja të shumta në Mesdhe dhe në NATO, dhe tensionet aktuale nuk mund të ulen brenda një kohe të shkurtër.

Etiketa: GreqinatoTurqi

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025
BOTA

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

08:36 : 04/06/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

08:09 : 03/06/2025
Para

Vanoli largohet me kokën pas, letër për mikpritjen shqiptare

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com