• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat italiane për dhunën e tifozëve në Tiranë: Një luftë guerrile

09:32 : 25/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Media prestigjoze italiane “Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar vëmendje dhunës së ushtruar nga tifozët e Feynord dhe të Romës mbrëmë në Tiranë.

Kjo media e njohur e sportit shkruan se një natë më parë në Tiranë u panë momente dramatike.

“Me kalimin e orëve, situata e rendit publik në Tiranë është bërë dramatike, ku finalja e Konferencës së Ligës është planifikuar për mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve policore në kryeqytetin shqiptar, të plagosurit janë pesëmbëdhjetë, dymbëdhjetë policë shqiptarë dhe tre tifozë. Dy italianë kanë pësuar lëndime në kokë dhe në fytyrë. Një nga policët e lënduar cilësohet në kushte serioze për jetën.

Për t’u shqetësuar, teprimet e tifozëve të Feyenoord-it, të cilët falë birrave të shumta, fillimisht u bënë protagonistë të përplasjeve në veri të qytetit, në fund të të cilave dy të rinj shqiptarë u plagosën në kokë. Njëri seriozisht, i goditur nga një karrige.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Policia e Tiranës ka bërë të ditur, me anë të një njoftimi, se është rritur numri i tifozëve të ndaluar të Romës dhe Feyenoord-it. Nga këta persona të shoqëruar në komisariat, 48 janë me kombësi italiane (në këtë numër përfshihen edhe ata që ndodheshin në autobusin ku u gjetën sende të ndaluara, kryesisht armë të ftohta) dhe 12 holandezë.

Lexo edhe:

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

Përleshje raportohen në zona të ndryshme të qendrës dhe policia lokale po përpiqet të frenojë situatën, pa mundur të shmangë kontaktet e ngushta që do të përfshinin edhe tifozët e Romës. Një bilanc më i saktë mund të merret vetëm sot paradite.

Dhuna u ftillua nga një episod i parëndësishëm, kur në zonën e tifozëve të Feyenoord-it, një qytetar vendas nisi korin “Roma, Roma, Roma”, duke shkaktuar reagimin e mbështetësve portokalli. Pas një dite shumë të qetë, tensioni kapi kulmin në perëndim të diellit, veçanërisht kur tifozët holandezë pushtuan qendrën e qytetit. Përplasje disa qindra metra larg selisë së qeverisë, në “Mustafa Matohiti”, ku rreth 200 ultras holandezë u përplasën me policinë, duke gjuajtur me gurë agjentët, dy prej të cilëve u plagosën.

Në sheshin Skënderbej, në qendër të Tiranës, një makinë policie ka mbetur me xhama të thyer. Përleshje raportohen edhe në periferi, të cilat shohin gjithmonë si protagonistë tifozët holandezë. Romanistët nga ana tjetër janë shumë më pak, shumica e tyre do të mbërrijnë vetëm sot dhe janë të ndarë mes Tiranës e Durrësit. Gjithsesi, policia ka intensifikuar kontrollet, por pas mesnate situata ka qenë aq shqetësuese sa mysafirët e hoteleve në kryeqytet janë “këshilluar fort” që të mos largohen nga ambientet”.

Nga ana e saj, “La Repubblica” ka shkruar mbi atë që ndodhi në Tiranë dhe rrezikon të agravohet sot, ditën e finales së “Conference League”: “Një numër i konsiderueshëm të plagosurish, të paktën 15, ndoshta edhe më shumë. Shumë të tjerë u arrestuan, 60, nga të cilët 48 ishin italianë. Nata e pragut të finales në Tiranë, ku Roma do të luajë kundër Feyenoord-it, është kthyer në një natë lufte guerile.

Përplasje me policinë, e cila u detyrua të nxirrte edhe armët për të mbajtur larg ultrasit, sidomos holandezët, por jo vetëm, të cilët u përleshën me policinë deri në hijen e njërës prej godinave qeveritare. Këmisha të zeza, pothuajse uniforma e rebelëve, kortezhe nëpër rrugët e qytetit dhe gurë kundër makinave të policisë. Gjithsej 9 oficerë u plagosën, thuajse të gjithë përfunduan në spital. Dhe finalja është ende një ditë e tërë larg.

Vigjilja e ndeshjes u parapri nga përplasja, ku një 45-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spital. Kjo ndodhi brenda zonës së tifozëve ku ndodhej një grup ultrasish holandez. I plagosuri është shtruar në spital, por nuk është në rrezik për jetën. Sipas pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja, një shok e goditi aksidentalisht të lënduarin me karrige, duke gabuar shënjestrën. Nëntë tifozë të Feyenoord u dërguan në stacionin e policisë për hetime. Kjo ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do të ndodhte më vonë.

Pas incidenteve që plagosën 45-vjeçarin, tifozët e Feyenoord-it nuk janë qetësuar, por u nisën me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Policia konfirmoi se ka pasur përplasje, me rrahje dhe gjuajtje gurësh mes efektivëve të rendit dhe tifozëve nga Holanda (deri më tani në Tiranë duket se janë rreth shtatë mijë). Incidente të tjera kanë ndodhur në një nga zonat e jetës së natës në Tiranë, disa qindra metra larg selisë së qeverisë, në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, poshtë shtëpisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, e kontrolluar nga agjentë. Njësitë speciale të forcave të rendit kanë ndërhyrë dhe kanë zmbrapsur simpatizantët holandezë që ishin nisur drejt sheshit Skënderbej, në qendër të Tiranës.

Një makinë policie ka mbetur me xhama të thyer. Me kalimin e orëve, në vendngjarje kanë hyrë edhe italianët, të cilët kanë hedhur gurë duke shkaktuar dëme në makina. Dy italianë, me sa duket tifozë të Romës, janë shtruar në spital pasi janë përfshirë në përplasjet me policinë në Tiranë. Njëri ka pësuar lëndime në fytyrë, tjetri trauma në kokë. Të paktën 15 mbështetës të tjerë të ekipit verdhekuq, sipas një zëdhënësi të policisë, ishin shoqëruar në një komisariat.

Ngjarja e parë ishte ajo që dërgoi në spital një 45-vjeçar shqiptar. Zona ku ndodhi incidenti është prej kohësh e kufizuar dhe e ndaluar për publikun nga forcat e policisë lokale. Në mesin e operatorëve të sigurisë pati shqetësim për gjendjen e të plagosurit, i cili mbeti pa ndjenja për disa minuta në tokë nën sytë e shumë kalimtarëve, para se të vinin lajme ngushëlluese nga spitali. Burime policore rindërtuan skenën: Zënka mes burrit dhe një grupi holandezësh të dehur nisi kur shqiptari i pyeti pse e shtynë. Ultrasit e Feyenoord-it reaguan me dhunë të madhe”.

🚨 #ASRoma hooligans clashing with Albanian police. pic.twitter.com/JI4ghemVv6

— Breaking News 24/7 (@Worldsource24) May 24, 2022

Etiketa: dhunaRoma me FeynordTuirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

18:07 : 04/06/2025
AKTUALITET

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

17:49 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”/ Nëna e dy të miturve kërkon drejtësi, psikiatrja: Ai është psikopat

20:56 : 21/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i tërheq “badge” nga qafa

20:52 : 16/05/2025
AKTUALITET

Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar! Muçollari: Agresori përfaqësues i PS-së

15:48 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

15:39 : 15/05/2025
Para

Tifozët nuk i ndahen gazetares shqiptare, e puthin sërish gjatë raportimit live

TË GJITHA

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com