• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Digjet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit/ Ja kur pritet “tymi i bardhë”

17:44 : 23/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu sikundër pritej, ka djegur edhe raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit, pa pasur një kandidat.

Në kushte të tilla, pritet që raundi i tretë të mbahet më 30 maj, ku sërisht mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama nuk do të paraqesë një kandidaturë, duke e justifikuar këtë me faktin se raundet që kërkojnë një shumicë të cilësuar i janë lënë opozitës për të propozuar një emër.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, megjithëse nuk kishte mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit, zhvilloi një proces negociatash me socialistët, që përfaqësoheshin nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Gjithsesi negociatat, ashtu sikundër kishte paralajmëruar Komisioni i Rithemelimit ishin një farsë, ndërsa ata akuzuan Alibeajn se po bënte lojën e Edi Ramës.

Në një prej takimeve që Alibeaj zhvilloi me një grup deputetësh demokratë u propozuan 8 emra si kandidatë për deputetë, një pjesë e të cilëve u tërhoqën, duke lënë të nënkuptohej se nuk ishin të interesuar ose emrat e tyre ishin lakuar pa u konsultuar më parë.

Alibeaj shpresonte se një nga emrat që ishte propozuar do të merrte mbështetjen e deputetëve të PS, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga Taulant Balla në emër të Grupit Parlamentar socialist, dhe kjo u konsiderua si shkelje e marrëveshjes.

Lexo edhe:

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Ai tha se nuk do të ketë më diskutime me maxhorancën. Kjo e fundit nga ana tjetër ka theksuar se nëse opozita nuk sjell propozimet, atëherë ata do e zgjedhin të vetëm Presidentin në raundin e 4-rt, ku Kushtetuta parashikon që Kreu i ri i Shtetit të zgjidhet me 71 vota.

Gjithsesi nga ana e socialistëve nuk ka asnjë emër publik se kush mund të jetë Presidenti i ri i vendit, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka shuar shpresat e ligjvënësve socialistë se ndonjë prej tyre mund të merrte detyrën e Kreut të Shtetit.

Mes socialistëve qarkullojnë një seri emrash si kandidatë, që janë propozuar nga deputetët përmes zarfeve që depozituan pak javë më parë në një mbledhje të Grupit Parlamentar, ku një pjesë e tyre i përkasin pikërisht deputetëve. Jashtë Grupit parlamentar socialist disa nga emrat që kanë qarkulluar meditiakisht janë nga Fatos Nano, ish-lideri historik i PS, te Gramoz Ruçi që dorëzoi mandatin e deputetit pas 25 prillit, Valentina Leskaj, ish.deputete e PS, Zef Mazi diplomat karriere, dhe deri te ish-Kryeprokurorja Ina Rama, e cila sot është një nga anëtaret e KPA. Gjithsesi ajo që dihet është se emrin e ardhshëm të Presidentit të vendit duket se Kryeministri Edi Rama po e ruan me fanatizëm, duke shmangur debatet qoftë me grupin parlamentar, ashtu edhe një debat publik.

Etiketa: KuvendiPresidentiraundi 2

Lajme të lidhura

RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
BOTA

“Pse të turpërohem”/ Presidenti i Brazilit nuk e sheh të nevojshme të bisedojë me Trump për tarifat

22:43 : 06/08/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
RAJONI

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:31 : 26/07/2025
Para

Butrinti, Berisha: Margariti anëtare bordi me avokaten që bëri marrëveshjen

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com