• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN kundër Ramës: Hiqni bordet, ndihmoni të varfrit

20:38 : 19/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Fondi Monetar Ndërkombëtar këshilloi qeverinë shqiptare të heqë dorë nga bordet e përcaktimit të çmimeve dhe t’i zëvendësojë ato me masa ndihmuese për shtresat e varfra. Inflacioni pritet të mbetet i lartë deri në vitin 2024.

Shqiptarët pritet të përballen me inflacion të lartë deri në vitin 2024 ndërsa politika e qeverisë për të vendosur çmime tavan për disa mallra duket të shpërndahen, bëri të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar në fund të vizitës së zakonshme të pranverës në Shqipëri. Sipas Fondit, qeveria duhet të mjaftohet me masat aktualisht të ndërmarra dhe të përdorë të ardhurat shtesë nga taksat për të ulur borxhin publik.

“Autoritetet kanë marrë një vendim të drejtë që kanë shmangur uljet e përkohshme të taksave, të cilat i sjellin përfitime në mënyrë të zhdrejtë atyre që janë më mirë ekonomikisht, mund të shtrembërojnë sinjalet e çmimeve, janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u zhbërë,” deklaroi FMN.

“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve,” thuhet në deklaratë.

Por ndonëse rekomandon “mbështetje të mirëorientuar për të varfërit”, FMN thotë se masat sakaq të ndërmarra nga qeveria me ndryshimet në buxhetin e shtetit “janë të mjaftueshme” dhe se të ardhurat shtesë të qeverisë nuk duhet të përdoren për gjë tjetër veç uljes së borxhit.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

“Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë. Prandaj, çdo e ardhur shtesë përtej ҫfarë parashikohet në buxhet, duhet kursyer,” thotë FMN.

Qeveria shqiptare krijoi dy borde, të cilat mbështeten në disa llogari mbi kostot për të përcaktuar çmimet e disa mallrave bazë si karburant, miell, vaj e sheqer. Nuk dihet nëse qeveria e ka marrë këtë model nga ndonjë vend tjetër dhe është e vështirë të kuptohet se sa efikase është kjo politikë.

Nga ana tjetër, qeveria ka arkëtuar rreth 290 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar në periudhën janar-prill të këtij viti, me një rritje prej 22%. Kjo është rritja më e madhe e të ardhurave buxhetore në dy dekada dhe dukshëm vjen si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të mallrave të importuara. Ritmi i rritjes së të ardhurave buxhetore është gjithsesi në ngadalësim.

Por ndryshe nga këshilla e FMN-së për të përdorur të ardhurat shtesë për ulje të borxhit publik, qeveria duket se ka në plan të shpenzojë një shumë të majme në ndihmë të bizneseve të kontraktuara prej saj për punë publike.

FMN vëren se është e domosdoshme që Shqipëria të ulë borxhin publik për sa kohë ka mundësi për shkak se bashkë me inflacionin janë në rritje edhe interesat e borxhit dhe kushtet e financimit. /BIRN/

Etiketa: bordeFMNRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para
Foto ilustruese

Detaje nga aksidenti në Tiranë, shoferi ishte nën efektin e alkoolit

TË GJITHA

Vdes gjyqtari që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit

16:15 : 06/10/2025

I shtrirë përtokë përpara gjykatës së Apelit, pamjet pas plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:12 : 06/10/2025

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, plagoset gjyqtari Astrit Kalaja

15:58 : 06/10/2025

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

15:00 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com