• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Europian!

19:12 : 19/05/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo

Sot Parlamenti Europian votoi një rezolutë në përkrahje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë duke theksuar se stacioni i fundit i këtij procesi është anëtarësimi në BE dhe ku bëhet thirrje për të filluar tashmë negociatat për këtë qellim.

Duhet patjetër të falenderojmë Parlamentin Europian dhe çdo eurodeputet të angazhuar me hartimin e mbështetjen e rezolutës. Por do të ishte e gabuar të kufizohemi me duartrokitje, të mos lexojmë problemet që liston rezoluta të cilat, janë pengesë për hapa para pavarësisht nga çfarë ndodh me negociatat.

Për të ndihmuar informimin e publikut po listoj këtu pasazhet relevante:

1 – Shpreh keqardhjen për ndryshimin jokonsensual nga qeveria të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare.

Lexo edhe:

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

2 – Kujton nevojën për të korrigjuar problemet si…votë-blerja; shpreh keqardhjen për mosdënimin në gjykatë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në votë-blerje.

3 – Vëren nevojën urgjente për përmirësim lidhur me lirinë e shprehjes, pavarësinë e medias dhe pluralizmin e saj dhe është i shqetësuar nga mosprogresi në këtë lëmë. Shënon se Shqipëria ka rënë poshtë tetë vende në renditjen e Reporterëve pa Kufij.

4 – i kërkon autoriteteve që të veprojnë kundër intimidimit të gazetarëve…politikanët të ndalin sulmet verbale… Rithekson shqetësimin e rëndë për paketën ligjore “anti shpifje”. Thekson nevojën se AMA duhet të veprojë paanshmërisht. Thekson se Agjencia e Medias e Informacionit nuk duhet të pengojë gazetarët të gjejnë informacion në burime shtetërore.

5 – Shpreh shqetësimin serioz për rrjedhjen masive të të dhënave personale.

6 – Nxit Komisionin Europian të zbatojë raportin 01/22 të Gjykatës së Llogarive duke siguruar që fondet e BE të forcojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor përfshi Shqipërinë ( raporti 01/22 ishte kritik ndaj disa reformave të financuara nga BE përfshi edhe Reformën në Drejtësi- gp)

7 – Thekson nevojën e domosdoshme për masa që eliminojnë efektet anësore të vetingut si procese të stërzgjatura, konfirmime të ulëta dhe akumulimi i madh i çështjeve për gjykim.

8 – Shpreh keqardhjen që denimet për zyrtarë të lartë mbeten të ulëta çka ushqen kulturën e pandëshkueshmërisë

9 – Inkurajon eliminimin e mangësive e problemeve me larjen e parave sipas rekomandimeve Moneyval (Raporti vjetor i Moneyval thekson se Shqipëria nuk ka bërë progres)

10- Inkurajon autoritetet që të mos lëshojnë pasaporta kundrejt investimeve sepse ka risk sigurie, korrupsioni e evazioni (Rama para dy vjetësh në Londër deklaroi se do e zbatonte këtë skemë, madje u tall me rezervat e Brukselit)

11 – Shpreh keqardhjen që buxheti për arsimin në v. 2021 ishte vetëm 2,7% e PBB (pa koment!)

12- Kujton se projektet infrastrukturore, perfshi Portin Durrës, duhet të respektojmë me standardet europiane të prokurimit publik siç parashikon Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (ky Paragraf është goditje direkte kundër projektit korruptiv me sebepin Nusreti – Al Abaar).

13- I bën thirrje qeverisë shqiptare të zhvillojë Tregun e Përbashkët Rajonal/ Procesi i Berlinit (asnjë fjalë për Ballkan Hapur).

Etiketa: Parlamnti europianpolloshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025
Para

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

TË GJITHA

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

21:21 : 29/09/2025

Detaje nga vrasja e biznesmenit italian, gazetari zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

21:17 : 29/09/2025

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

20:57 : 29/09/2025

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025

Takimi Trump-Netanyahu, Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes për Gazën

20:39 : 29/09/2025

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

20:26 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com