• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Shehi: Më shqetësoi parrulla për Totren, ja kur e kuptuam që jemi për titull

22:23 : 07/05/2022
në SPORT

Pas shumë trofesh si portier, Orges Shehi shkruan emrin me gërma të arta, duke fituar edhe titullin kampion si trajner, gjë që e bën në eksperiencën e tij të tretë, pikërisht në stolin e Tiranës, duke u dhënë bardhebluve kampionatin për herë të 26 në histori.

Menjëherë pas ndeshjes me Partizanin, ku u vulos titulli kampion, tekniku ndau emocionet me emisionin “Gol pas Goli”, ku nuk ngurroi të tregojë pikat kulmore të sezonit, por edhe të shprehë dedikimet për suksesin.

“Gjithë merita u shkon këtyre djemve, që kanë qenë të palodhur duke u stërvitur, që prej datës 5 korrik. Ndoshta janë mërzitur dhe më kanë duruar shumë, sepse gjatë kampionatit kemi ndryshuar shumë skemën dhe strategjitë. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe është privilegj i madh për mua, që punoj me këta lojtarë.

Është e vërtetë që në tre ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet dhe kjo prej shumë faktorëve, si terrenet, motivimi etj., por sot donim të bënim diçka të bukur. Patëm probleme me mungesat, por ata që luajtën u angazhuan mirë. Edhe pasi kaluam në disavantazh, luajtëm me qetësi dhe nuk e humbëm toruan, duke ia dalë të shënojmë dy herë dhe të marrim një fitore mjaft të bukur, që na kurorëzoi kampionë.

Ne ndryshuam kur kaluam Taulantin në të majtë, por dihen vlerat e Totres. Kur pashë që mungonte parrulla “No Totre, No party”, isha gati ta shkruaja vetë, por ma lehtësuan punën tifozët, duke e nxjerrë në tribunë, pasi dihen vlerat e Ennurit.

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

Pas tre ndeshjeve të para nuk ishim mirë, por formuam grupin dhe rritëm besimin. Më pas nisëm të fitojmë edhe me mungesa, duke kuptuar se sa të fortë jemi dhe çfarë grupi kemi krijuar. Edhe ne kemi pasur vështirësi, ndonëse i kemi mbajtur përbrenda. Vetëdija jonë u rrit ndjeshëm pas ndeshjes së dytë të fazës së dytë, ku kuptuam se vetëm ne mund ta humbim këtë titull.

Për kontratën nuk më pëlqen të diskutoj, pasi edhe lojtarët, edhe klubi duhet të festojnë tani dhe më vonë do të reflektojnë e të shohim si do veprojmë.

Unë jam munduar të mbaj të gjithë afër, por sigurisht që ka pasur lojtarë të caktuar si Limaj, që e kam marrë vetë nga Kukësi, Ilioni e Hoxhallari që i kam njohur shumë më herët, etj.

Titulli i parë me Tiranën shijon më shumë, pasi është një punë e madhe, ku duhet të përgatitesh vetë, pro të mendosh edhe për të tjerët. Është një kënaqësi e trefishtë dhe më shijon më shumë se titujt që kam fituar si portier.

Dedikimi shkon për familjen time, për bashkëshorten time, dy fëmijët dhe nënën. Më pas shpërndahet te futbollistët, drejtuesit dhe sidomos tifozët, pasi nuk ka qenë e lehtë për mua. Skepticizmi ka qenë i madh dhe unë madje kisha edhe sfidë me veten, ndaj jam i kënaqur që bëra tifozët për vete, pasi fatkeqësisht nuk kam luajtur asnjëherë për Tiranën”, u shpreh Shehi.

/Supersport.al

Etiketa: Shehitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

17:24 : 04/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025
AKTUALITET

Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

14:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025
Para

Video/ Stola e gaz lotsjellës në fund të derbit Partizani-Tirana, arrestohen disa tifozë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com