Enkelejd Alibeaj, edhe pse i shkarkuar si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, ka shpërfillur këtë vendim, ndërsa po zhvillon një mbledhje me deputetët e PD në selinë e kësaj partie.
Nga raportimet mësohet se në mbledhjen e thirrur dhe drejtuar nga Alibeaj, është vendosur që ti kërkohet Kuvendit të Shqipërisë, ngritja e një komisioni të posaçëm për abuzimin me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjitik.
“Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqesë një kerkese për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjitik. Për këtë ngarkohen deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese”, thuhet në një njoftim.













