Një 16-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tiji, në kryeqytet.
Në një njoftim zyrtar këtë të Enjte, policia bën me dije se “specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit K. M., 16 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, bashkëmoshatarin e tij”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.