• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mehmet Greca, patronazhisti i tretë i PS, që arrestohet për drogë

19:14 : 01/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pak kohë më parë kur u publikua skandali i keqpërdorimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit, u raportua se vetë socialistët ishin shqetësuar që databaza me të dhënat personale kishte rënë në duar të gabuara në jo pak raste.

Koha dha të drejtë. Mes komunitetit të patronazhistëve ka edhe elementë kriminalë, të cilët partia iu jep akses në lista ku janë numrat e telefonit, adresat, punësimi dhe të dhënat e tjera konfidenciale që qytetarët ia kanë besuar shtetit.

I tillë është rasti i fundit, ai i Mehmet Grecës në Elbasan, patronazhisti i Partisë Socialiste që dje u kap me drogë nga policia.

Para 25 Prillit, Greca lëvizte me listat me të dhënat e qytetarëve në lagjen “5 Maji” dhe me shuma të mëdha parash, duke kërkuar vota për Partinë Socialiste.

37-vjeçari u arrestua të shtunën (30 Prill) në Elbasan, sepse në shtëpi iu gjet një sasi kokaine dhe nja sasi kanabisi.

Lexo edhe:

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

Tani do të përballet me akuzën për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Shpërndarësi i drogës në Elbasan, ishte as më shumë dhe as më pak një patronazhist i Partisë Socialiste në qarkun që drejtohej nga Taulant Balla.

Para zgjedhjeve, Greca ishte personi që u ndalua nga të ashtuquajturat “grupe të mbrojtjes së votës” të Partisë Demokratike dhe u mbajt me forcë deri kur mbërriti policia.

Ngjarja degradoi më pas me mbërritjen e Klement Xhaferrit dhe pas të shtënave me armë, u vra Pjerin Xhuvani.

Policia, atëherë gjeti në makinën e Mehmet Grecës një pasaportë, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”.

“Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi” thuhej në materialet e prokurorisë. Mehmet Greca është patronazhisti i tretë që kapet me drogë.

Arrestimi i patronazhistit Ndriçim Harka për trafik kokaine në Gjermani

Para Grecës, ishte Ndriçim Harka, një person i punësuar si zjarrëfikës në Tiranë që u arrestua si pjesë e një operacioni të organizuar në Gjermani në qershor të vitit 2021.

Të dhënat që mbërritën nga jashtë, zbuluan se patronazhisti i Partisë Socialiste drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani. Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës, mes të cilëve kishte edhe punonjës policie.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, grupi i Ndriçim Harkës trafikonte kokainë nga Gjermania në Zvicër prej vitit 2015. Harka kishte udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë.

Rasti i Niçes së Shijakut

Kohë para se të publikoheshin emrat e patronazhistëve të Partisë Socialiste të Tiranës, funksionin e tyre e kishte përmendur ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Duke folur për një trafikant droge që mblidhte vota për Partinë Socialiste në Durrës, i njohur me pseudonimin Niçja i Shijakut, Vangjush Dako tregoi edhe si funksionon patronazhimi apo “censusi” siç e quajnë ndryshe socialistët.

Rasti i Altin Avdylit, i njohur ndryshe si Niçja i Shijakut, konfirmoi se si të dhënat personale apo nevojat dhe shërbimet nga institucionet shtetërore përdoren si plaçkë në këmbim të votës nga patronazhistët e PS-së.

Skema e patronazhimit të Partisë Socialiste mbetet shqetësim konstant i raporteve ndërkombëtare për shantazhin, presionet dhe kontrollin e votuesve, përmes të dhënave personale nga partia në pushtet.

Që kur publikoi databazën, në 11 Prill të vitit që kaloi. Lapsi.al raportoi se informacionet personale të secilit prej nesh kishin rënë në duart e gabuara. Koha po e konfirmon periodikisht këtë pohim./Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
Para

I riu shqiptar aksidenton për vdekje 59-vjeçarin/ Detajet

TË GJITHA

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom