Beatrix Ramosaj publikoi në rrjete sociale një video në të cilën flet për bullizmin që iu bë në rrjete sociale muajve të fundit, sidomos pas daljes nga Big Brother VIP.
Ish-banorja e Big Brother Fjorentina Halili ka treguar se videoja e këngëtares e riktheu atë pas në kohë, kur është bullizuar pasi ka dalë nga “Big Brother.” Ajo shprehu se i erdhi keq për Beatrix Ramosajn por shtoi se në momentin që merr përsipër të jesh personazh publik duhe t’i pranosh të gjitha.
Duke folur për bullizmin që i është bërë asaj, ajo tregoi se e kanë mallkuar në të gjitha mënyrat, por ka zgjedhur t’jua kthejë me të njejtën monedhë.
“Unë u riktheva në vitet e mia kur unë jam bullizuar kur kam dalë nga Big Brother dhe më ka ardhur shumë keq. Por në momentin që ti merr përsipër të jesh një person publik duhet t’i pranosh të gjitha. Do ti marrësh parasysh por jo në këto ekstremitete. Unë kam qenë nga ato që jam mallkuar dhe nga nipi im i vogë që është me probleme, më kanë mallkuar nga familja, më kanë bullizuar në të gjitha mënyrat dhe kam qenë nga ato vajza që nuk i kam lënë njerëzit të më ulin.
Kam reaguar në rrjetet sociale, me të njejtën monedhë, mbase edhe më keq me një zhargon që mbase nuk është mirë për një vajzë. Beatrix thjesht ka dashuruar dhe nuk i eci ashtu si mendonte ajo. Ajo është shumë e ndieshme si person, ka mbajtur në gjithë këto muaj dhe erdhi një moment kur ka reaguar. Është e mbyllur në vetevete. Ka bërë gjënë më të mirë që ka reaguar. Edhe ato që e shajnë dhe e ofendojë ti marri dhe ti bëjë publike të gjitha.”– tha ajo në “Shqipëria Live.”