Deputetja demokrate Jorida Tabaku, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një video duke pirë ujë çezme.
Teksa publikon një dokument, Tabaku thotë se, filmin Ramës ia prish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në çdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku.