• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, maska ra! Rregulli gjerman dhe dekriminalizimi

13:58 : 16/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Autoblinda ushtrie që nga gryka e mitralozëve shtinin tmerr edhe më shumë se vetë sëmundja. Qytetarë që tërhiqeshin zvarrë nga policia, pse dolën pa leje nga shtëpitë, (njëri prej tyre Klodian Rasha u vra nga policia sepse kishte shkelur orën policore )gjoba të rënda që si laje dot me dekada dhe një kryeministër që rrefente në sofrën e mbushur për ne barkboshët dhe të tremburit, se po vinte pragfundi i botës… Rama na foli për kamionë me arkivolë, varreza të mbushura me trupa viktimash dhe thirrje për të larë duart, pa harruar asnjëherë: “mbani maska…”. Kryeministri na ktheu pas në kohë, teksa luftonim me armikun e padukshëm “Covid-19”.

Vjen një moment kur Ramës i tregojnë ligjin dhe rregullin. E zbresin nga avioni, e shoqërojnë në polici, e mbajnë aty deri në sqarim dhe mbi të gjitha e detyrojnë të vendosë maskën, ose hundleckën e duhur. Mos e bëri policia shqiptare këtë gjëmë? Jo, sepse ky do ishte fundi i “botës në katundin tonë”, ligjin dhe rregullin ia kujtuan gjermanët më 3 dhjetor 2021. Atij i treguan se çdo të thotë të jesh qytetar i barabartë si gjithë të tjerët. Sepse ishte në vendin ku nuk të pi ujë pushteti, qofsh ti edhe “mbret iluziv”, që qeveris një popull të duruar dhe dështuar.

Atij i përcaktuan kufirin për pak orë, ndërsa neva na dhanë një mesazh akoma më të madh, për të kuptuar se deri ku shkon marrina e një kreu qeverie, të cilit i kemi dhënë aq pushtet sa na turpëron të gjithëve, faqe botës por dhe para syve të një stjuardese.
Vetë Rama mund të mos e ketë pasur herën e parë të shoqërimit në një polici në një nga vendet e huaja. Akuza për ikona dhe piktura të vjedhura, një herë e një kohë në Francë, kur thonjtë e paprerë zgjateshin si penel, na u rikthyen sërish. Është pak (grabitja veprave të artit), para tmerrit që duke qeverisur me trafikantë droge, përdhunues në grup (që u bënë kryebashkiakë, me shtatë identitete), apo shfrytëzues prostitucioni që i përzgjodhi deputetë, në këtë ditë do të vinim.

Dhe për ironi, taksën e fluturimit jo të mbarë të Ramës me tranzitin Tiranë-Franktfurt-Detroit, duke përdorur më pas edhe hapësirën tonë qiellore, na i mban biznesmeni Françesko Beketi, që fitoi përballë arrogancës së Ramës 120 milionë euro. Ato miliona ne si shoqëri do i nxjerrim nga xhepat e mpakur, madje duke marrë edhe “tarifën e turpit” që u la në Franfurt. Jemi të “pasur”, kur Shqipërinë e ka nxjerrë në shitje me PPP dhe për ushqim ofron bukë thatë që lyhet me propagandën e Fug(ksave) të tij.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

Media vetë u mbulua me turpin që kurrë nuk po e kupton. Dhanë tek ne lajmin se shoqëria e transportit ajror i kishte kërkuar falje Ramës për incidentin, ndërkohë që nuk kishin publikuar lajmin për këtë ngjarje.

Ramën e këmi përsëri në ajër në takimet më të fundit në Turqi e Azerbaxhan, duke kaluar edhe disa kohë relaksi se ashtu ja do xhani. Megjithatë një njollë jo të vogël i ka mbetur në Gjermani, aty ku kancelaritë janë të detyruar ta presin me buzëqeshje për t’i kujtuar se “Ballkani i Hapur” e ka rrugën e shkurtër Tiranë-Shkup-Beograd dhe nuk mund të jetë Tiranë-Berlin-Bruksel.

Ngjarja ndodhi për turpin tonë, sepse të kërkosh skuqje e zverdhje për disa të mëdhenj me pushtet, janë të dyja ngjyra që si njohin, ndonëse mund të jenë piktorë në profesion dhe kryeministra në kohën e lirë.

Dekriminalizimi është ende një fletushkë që duhet plotësuar, për të mos u bërë objekt në një kohë tjetër kur ndoshta Shqipëria në ëndrrat tona, mbase bëhet. Rama në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare mund të rrezikojë përjashtimin si deputet nëse nuk shkruan në formularin e dekriminalizimit se më 3 dhjetor 2021, është shoqëruar nga policia gjermane, pranë Aeroportit të Frankfurtit.

Lajmin na e dhanë mediat e vërteta që nuk vetëshiten për inters e nuk shantazhohen për tu shitur. “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale”-thuhet në shkrimin e publikuar.

Me tej, duke iu referuar po skandalit të rëndë, theksohet se: “Vetëm pasi e bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara kundër coronavirusit, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa. Linja ajrore më pas i ricaktoi atij dhe delegacionit të tij prej dhjetë anëtarësh një fluturim tjetër për në Shtetet e Bashkuara. Një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord nuk u vendos”.

Na qenka dashur ardhja e një punonjësi të Ministrisë së Jashtme Gjermane që të lutej kompanisë ajrore që ta “lëshonin të pabindurin”, gjithnjë duke e detyruar të vinte maskën. Mund të jetë përdorur serbes edhe fjala: “njoh Merkelin, njoh Shulsin”… Po a ngjisin këto fjalë nga kryeministri i një vendi që Gjermaninë e ka mbushur me qindra mijëra emigrantë fatkeqë që mbajnë radhën për një pjatë supë në kampet e azilit? Pas publikimit të këtij skandali, vetë Endri Fuga e cilësoi si “lajm të vjetër”, ku pranonte incidentin, por sipas tij vetë kompania kishte kërkuar ndjesë. Maska ra!

Etiketa: Edi Ramamaska raRregulli gjerman dhe dekriminalizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
Para

Qeveria "merr fshesën", 1 mln USD për pastrimin e bregdetit në rezidencat e Samir Manes dhe politikanëve

TË GJITHA

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com