• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “merr fshesën”, 1 mln USD për pastrimin e bregdetit në rezidencat e Samir Manes dhe politikanëve

13:59 : 16/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në një kohë krize, ku të gjitha çmimet vijojnë rritjen, duke filluar nga shporta e ushqimeve, karburanti, qiraja, shtëpitë e madje po diskutohet edhe energjia elektrike, shteti bën tendera luksi.

Këtë rradhë po publikojmë tenderin jo për mobilime zyrash apo të tjera si këto, por një tender që iu vjen në “ndihmë ” më të pasurëve. Boldnews.al ka siguruar dokumentet e një tenderi të kryer nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e drejtuar nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila ka akorduar rreth 1 milionë USD për të pastruar fshatrat ku në muajt e verës kalojnë pushimet njerëzit më të pasur të Shqipërisë, dhe rezidencat e tyre janë të paarritshme nga pjesa dërrmuese e popullsisë.

Por, “kumbara” e të pasurëve, ministrja me të njëjtin mbiemër, u vjen në ndihmë duke marrë fshesën dhe do t’u pastrojë oborrin. Natyrisht, “fshesa” e ministres nuk është ajo që përdorin njerëzit e thjeshtë, por milionat e akorduara me një të rënë të lapsit.

Faksimile: Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka akorduar 1 milionë USD për pastrimin e fshatrave turistikë

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, institucion në varësi direkte të Kumbaros, ka hapur tenderin me objekt “shërbim pastrimi i zonës bregdetare për bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë dhe Himarë”.

Lexo edhe:

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

Natyrisht, “kleçka” nuk është objekti, por specifikimet që do t’i analizojmë më poshtë. “Fondi limit për këtë procedurë është 91,557,753 lekë pa TVSH. Ose 756,301 euro pa TVSH” shkruan në dokumente institucioni i Kumbaros.

Por, në këtë rast e kanë shkruar pa TVSH, ku nëse shtohet 20 % e vlerës së akorduar, atëherë shuma shkon në plot 1 milionë USD. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është data 15 qershor 2022 – 15 shtator 2022. Pra, për 90 ditë!

Faksimile: Agjencia e Bregdetit synon që të pastrojë edhe fshatrat turistikë të oligarkëve në Gjirin e Lalzit

Më sipër analizuam dokumentin e Agjencisë së Bregdetit, me vetëm disa fjali, ku jepej një objekt i shkurtër dhe shuma e akorduar. Por, Boldnews.al vijoi hulumtimin te dokumentet shoqëruese, ku rezultoi se synimi i këtij tenderi është padyshim pastrimi i fshatrave turistikë të oligarkëve.

Agjencia shkruan se do pastrohet bregdeti i Durrësit, Kavajës, Himarës dhe Sarandës. Por, bregdet ka edhe Shkodra, madje shumë të bukur në Velipojë. Por, edhe Lezha me Shëngjinin, Rana e Hedhur e shumë e shumë të tjera. Por, edhe Lushnja, me Divjakën, apo Rrogozhina me Spillenë, për të vijuar me bregdetin në Fier. Por, kush e “harroi” Vlorën? Bregdeti i saj fillon nga grykëderdhja e Semanit dhe përfundon në Karaburun, ku janë gërshetuar të gjitha llojet e plazheve, me rërë, gurë, shkëmb, etj, etj.

Tani, të ndalemi te objekti i tenderit! E fillojmë nga Durrësi, ku në dokumentet shoqëruese është edhe një hartë e bregdetit që do të pastrohet. Ajo përfshin me radhë të gjitha fshatrat turistikë në Gjirin e Lalzit. Gjithkush ka informacione se kush ka vila në atë vend. Ndërkohë, harta vijon me fshatrat në Golem apo Kavajë, ku sërish kanë vila politikanë dhe biznesmenë.

Faksimile: Agjencia e Bregdetit ka përfshirë në hartë të gjithë fshatin turistik të z.Samir Mane në Palasë, i quajtur Green Coast

Vijojmë më në jug të vendit, në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, e cila vitet e fundit po shndërrohet një kantier të madh ndërtimi. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia e Bregdetit ka përfshirë për të pastruar të gjithë fshatin turistik të z.Samir Mane në Palasë, i quajtur Green Coast. Por, në atë zonë ka edhe fshatra të tjerë, të cilët janë “përjashtuar” nga pastrimi!

Por, ky nuk ka qenë i vetmi “nder” i shtetit për Green Coast. Në dhjetor të vitit 2020, Boldnews.al, denoncoi me një seri shkrimesh se shteti ishte vënë totalisht në shërbim të z.Mane.

Megjithëse është një investim privat, qeveria akordoi 1.5 milionë euro për ujësjellësin privat të Green Coast, madje i ndërtoi rrugë, mole, pistë helikopterësh e shumë e shumë benefite të tjera. Të gjitha këto në “kurris” të taksapaguesve shqiptarë, të cilët mezi e mbyllin muajin.

https://boldnews.al/2021/07/15/rama-vazhdon-te-favorizoje-oligarkun-samir-mane-i-zgjat-me-30-vjet-shfrytezimin-e-plazhit-ne-palase/

Etiketa: Edi Ramamirela kumbarosamir mane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

08:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Rama i nxiti që të ndërtonin”/ Aksioni në Theth, Bushati: Tymnajë për të larguar vëmendjen nga problemet

22:04 : 14/07/2025
Para

Paloka për deputetet që firmosën platformën e Alibeajt: Shumë keq nëse e kanë nënshkruar me vetëdije të plotë

TË GJITHA

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, 53-vjeçarit i sekuestrohen 287 000 euro pasuri

13:27 : 15/07/2025

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

13:08 : 15/07/2025

Detaje nga misteri i vrasjes së Renis Dobrës, nga rrëfimi i babait, autorët deri tek gjetja e trupit

13:03 : 15/07/2025

Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

12:56 : 15/07/2025

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com