• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat e Jotit në QSUT, nën hetim nga SPAK. Kush janë kompanitë që kanë fituar miliardat

13:41 : 15/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Një dyzinë tenderash të zhvilluara nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë kohës që drejtohej nga Enkelejd Joti, janë pjesë e një hetimi të gjerë, të nisur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.

Burime nga prokuroria SPAK deklaruan për “Boldnews.al” se objekt i hetimit janë tendera, të fituar nga të paktën 10 kompani private në fushën e farmaceutikës, ku një rol të spikatur kanë “O.ES. Distrimed”, “Montal” dhe “Fedos”.

Enkelejd Joti qëndroi për gati 4 vjet në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT-së, në periudhën 2017-2021, para se të emërohej në krye të Televizionit Publik Shqiptar në Tetor të vitit të kaluar.

Gjatë kohës që Joti ka qenë në krye të Qendrës më të madhe shëndetësore në vend, ka pasur dyshime të shumta për tendera abuzivë, megjithëse ndaj tij nuk ka pasur, të paktën deri më tani, asnjë hetim penal.

Lexo edhe:

“Luftë” për lavanderinë e QSUT-së, hapen paralelisht 2 tendera me vlerë 12 mln euro!

Akuzat publike ndaj Jotit u shtuan shumë gjatë periudhës së pandemisë, kur QSUT zhvilloi një seri tenderash “sekretë” apo “të mbyllur”, me vlera dhjetra milionë euro.

Një prej kompanive që përfitoi më shumë nga administrata e Jotit, por edhe e Ministrisë së Shëndetësisë nën drejtimin e Ogerta Manastirliut, është “O.ES.Distrimed”, për të cilën “Boldnews.al” ka raportuar edhe më herët për tenderat e dyshimtë të fituar prej saj.

Më herët, SPAK ka pasur nën hetim një procedurë për blerje kitesh për teste PCR, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, ku ishte pjesëmarrës “O.ES. Distrimed”.

Në atë rast, SPAK ia përcolli dosjen Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, pranë Prokurorisë Speciale janë dorëzuar informacione për shumë tendera, të cilat kanë detyruar prokurorët specialë të hetojnë për veprat penale të “korrupsionit” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”.

Pritshmëria e publikut mbi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit është e lartë, megjithëse rezultatet e deritanishme nuk janë ende shpresëdhënëse.

Prej më shumë se dy vitesh, pranë Prokurorisë Speciale është dorëzuar një kallëzim për Shërbimin e Kontrollit Bazë Shëndetësor-Check Up-një koncension që i rëndon qytetarëve në shumën 120 milionë euro.

Kjo dosje është lënë në harresë nga prokurorët specialë, të cilët duket se po presin plotësimin e afateve të parashkrimit të veprës penale, për ta arkivuar edhe zyrtarisht një prej skandaleve më të rënda financiare që ka prekur jo vetëm Shëndetësinë, por edhe Qeverinë Shqiptare.

Etiketa: nën hetim nga SPAK. Kush janë kompanitë që kanë fituar miliardatTenderat e Jotit në QSUT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Luftë” për lavanderinë e QSUT-së, hapen paralelisht 2 tendera me vlerë 12 mln euro!

10:52 : 28/03/2023
Para
(Foto: IOL/Instagram)

Video e bujshme/ Në prani të vajzës, Jada rrëfen me krenari se gjyshja i mësoi si të masturbohej kur ishte 9-vjeç

TË GJITHA

Sulmet izraelite në Gaza, një mjeke palestineze humb 9 fëmijët në një natë

20:09 : 24/05/2025

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

20:01 : 24/05/2025

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

20:00 : 24/05/2025

Video/ Fjalimi i fundit i Ancelottit përlot të gjithë të pranishmit në ‘Santiago Bernabeu’

19:46 : 24/05/2025

Vrasja e Altin Arapajt, avokati i autorit: Ishin miq dhe kishin konsumuar kokainë

19:31 : 24/05/2025

Tirana humbet qindra mijëra euro, pas tre vitesh nuk merr pjesë në Europë

19:29 : 24/05/2025

Ish-kryeministri Boris Johnson sërish baba, e shoqja i publikon foton me foshnjen në dorë

19:13 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com