• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gledis Nano me përfaqësues të Policisë Rrugore: Do përdorim makina pa uniforma që të kapim shkelësit

16:50 : 12/04/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, zhvilloi me drejtuesit e Policisë Rrugore në qendër dhe në qarqe, një mbledhje analizuese të rezultateve të tremujorit të parë të vitit 2022, si dhe për prioritetet e tremujorit të dytë të këtij viti.

Nano, pasi u njoh më nga afër me rezultatet dhe problematikat e raportuara nga Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato dhe drejtuesit e qarkullimit rrugor në qarqe, vlerësoi rezultatet e arritura për këtë tremujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Nano: “Vlerësoj punën dhe angazhimin e gjithësecilit në arritjen e këtyre rezultateve, duke shpëtuar 12 jetë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një ulje me 12% të aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja më pak, si dhe një rritje të forcës ndëshkuese për shkelësit e Kodit Rrugor, përmes vendosjes së 74 000 masave administrative më shumë, kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njëkohësisht vlerësoj punën e mirë të Policisë Rrugore të Tiranës, në drejtim të goditjes së rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, ku vetëm nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar mbi 50 raste këtë tremujor.

Pavarësisht rezultateve inkurajuese të këtij tremujori, kërkoj nga të gjithë ju dhe nga vartësit tuaj, angazhim më të madh, duke e përqendruar punën tuaj në ato problematika të cilat sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Lexo edhe:

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

Nga ana juaj, unë do të kërkoj një reagim emergjent për ndryshimin e situatës së qarkullimit rrugor në vend dhe do të kërkoj që sot, hartimin e një plani masash këtu në qendër, nga Departamenti për Sigurinë Publike dhe deri ditën e nesërme, njohjen e të gjithë stafit tuaj, me detyrimet e këtij plani dhe në datën 14, fillimin e zbatimit të planit në të gjithë vendin. Do të fokusohemi në shkeljet e drejtuesve të mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale.

Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët, të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata drejtues mjetesh që përdorin fenelina dhe sinjale zanore, në kundërshtim me Kodin Rrugor, që riveshin xhamat me qese plastmasi, që përdorin targa të huaja apo që u ka mbaruar afati i përdorimit, ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse, si dhe ata drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve apo parkojnë në tortuar a vende në të cilat nuk lejohet parkimi, cilëtdo qofshin këta, qytetarë apo punonjës të policisë.

Të nisni në çdo qark fushata sensibilizuese, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave dhe mediat, për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, pasi nga analiza e aksidenteve rrugore rezulton që në shumë raste janë fajtorë edhe këmbësorët, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Informoni qytetarët nëpërmjet mediave lokale dhe qendrore, që Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të rrisë sasinë e gjobave, por ka një qëllim të vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi qëllimi ynë është destinacioni i sigurt për çdo përdorues rruge.

Të jeni sa më dinjitoz në komunikim dhe në veprime me qytetarët, por edhe me shkelësit e Kodit Rrugor, arma juaj është ligji dhe etika e sjelljes. Nuk do të toleroj askënd që shpërdoron këto parime dhe dëmton imazhin e Policisë, si dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Së fundi, përfitoj nga rasti që të falënderoj të gjithë ata që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të falënderoj mijëra e mijëra qytetarë që çdo muaj denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe jo vetëm, si dhe sinqerisht i ftoj qytetarët që të jemi së bashku në çdo sfidë që është në interes të sigurisë së jetës së tyre.”

Etiketa: gledis nanopoliciarrugore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
Para

Socialistët pa qëndrim për dy deputetët e PS-së të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com