• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha bën bilancin “dramatik” të Kongresit të PS

15:21 : 09/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Partisë Socialiste.

Në një reagim në FB, Berisha e cilëson atë “Kanabo-Kongres” dhe rendit bilancin prej 10 pikash të qeverisjes socialiste.

Nga kanabizimi, vjedhjet, krimi, te patronazhistët dhe aleanca me Vuçiçin, Berisha thekson se ky është kongresi i bilancit me dramatik në historinë e Shqipërisë pas kongresit të fundit të PPSH.

Postimi i Berishës:

Dy fjalë për Kanabo-Kongresin e Partisë Socialiste!

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Të dashur miq, sot Partia Socialiste e Shqipërisë mblidhet ne Kongresin e saj, te cilin pa filluar punimet mediat e cilësuan si Kanabo-Kongresin e saj.

Duke respektuar plotësisht këtë vlerësim unë do të ndalem këtu shkurtimisht në analizën e bilancit dramatik të qeverisjes së kësaj partie dhe sqaroj që në krye të radhës se me këtë analizë nuk fajësoj anëtarësinë e PS dhe mbështetësit e saj, por vetëm e vetëm udhëheqjen kryesore, nomenklaturën e saj të korruptuar me në krye Edi Ramën.

Ky bilanc dëshmon se kjo udhëheqje:

1 – Është shndërruar me vjedhjet e saj në një organizatë të vërtetë kriminale.

2 – Ka përzënë që në vitin 2009 votën e anëtarësisë nga kjo parti. Ajo ka zëvendësuar sistemin e votës së lire në Shqipëri me sistemin e dhunimit te saj nëpërmjet blerjes masive, dhunës me bandat, përdorimit total të shtetit për qëllime elektorale dhe nëpërmjet futjes së sistemit policesk të patronazhistëve.

3 – Në këto vite ajo ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë dhe shndërruar vendin tonë në Kolumbi apo Kanabistan, në epiqendër të organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe botës.

Sot ajo përdor Kongresin për të legalizuar drogën, krimin, paratë e pista. Ndaj dhe analistet dhe mediat e pagëzuan pa u mbledhur Kongresin si Kanabo-Kongresin e saj.

4 – Me lidhjet e saj me krimin, drogën, vjedhjet dhe korrupsionin kjo udhëheqje ka bllokuar për 6 vite me radhë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

5 – Ajo ka shkelmuar interesin kombëtar, me Ballkanin e Hapur është lidhur ne aleancë trilaterale me Beogradin dhe Shkupin si vasale e Serbisë dhe ka vendosur Kosovën në një darë armiqësore.

6 – Ajo u përpoq të marrë peng Partinë Demokratike dhe të asgjësojë pluralizmin politik shqiptar.

7 – Kjo nomenklature e inkriminuar kokë e këmbe kontrollon sot mbi 90% te pushteteve ne Shqiperi. Edi Rama sot ka 10% pushtet më tepër se sa diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1991.

8 – Me vjedhjet dhe korrupsionin e papërmbajtur qeveritar ka rritur borxhin publik të Shqipërisë në 103% dhe ka trefishuar mjerimin, varfërinë ekstreme.

9 – Në pesë vite në zbatim të platformës se Çubrilloviçit të spastrimit etnik, për shkak të varfërisë, mjerimit, dhunës policore janë larguar nga Shqiperia 520 mijë shqiptarë.

10 – Kjo është nomenklatura më e babëzitur në historinë e Shqipërise, e shpenzimeve të shfrenuara të miliona e dhjetëra miliona eurove udhëtime me avion në dispozicion, e darkave me biftekë 1000 dollarë, e suitave luksoze mijëra e mijëra dollarë nata etj, etj. Lideri i saj në një kohë që gazetat më serioze të Europes si ‘Politico’ e shpallin kryeministrin më të parëndësishëm në Europë apo televizione me famë botërore si BBC bëjnë spote tallëse televizive si për asnjë politikan tjetër apo e shpallin Sekretarin e Përgjithshëm të NATO të datës 1 prill, ministreshat e tij e shpallin në garë Skënderbuçi apo brendi i Shqipërisë gjer pothuaj zoti i zotërve, vetë Zeusi.

Për të gjitha këto miq kjo është nomenklatura më e korruptuar më antipopullore dhe antikombëtare në Europë dhe ky është kongresi i bilancit me dramatik në historinë e Shqipërisë pas kongresit të fundit të PPSH.

Etiketa: Berisha bën bilancin “dramatik” të Kongresit të PSSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Rama: Vitin tjetër do pyesim shqiptarët nëse e duan kanabisin për përdorim vetjak

TË GJITHA

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom