• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kim sillet si guvernatore, As Rama e as Zeusi s’do kenë ndikim në PD

15:55 : 06/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi sërish këtë të Mërkurë qëndrimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila e quajti Enkeljed Alibeajn “kryetar të komanduar të PD-së”.

Berisha tha se Kim po sillet si guvernatore dhe shtoi se askush s’do të ndërhyjë në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Deklaratat i bëri për gazetarët pas mbledhjes së Grupit të Rithemelimit të PD-së në selinë blu.

Ish-kryeministri u pyet nëse PD rrezikon të shpallet “non grata”?

“Kryetari i PD-së u shkarkua më datën 11 Dhjetor me 4446 vota të delegatëve dhe 44000 votat e anëtarësisë. As guvernatorja, as Zeusi, as Rama s’do kenë tagër mbi PD. Një përpjeke e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të konventës së Vjenës në sovranitetin e një force politike të lirë. Kurrë as kryetarin dhe as kryesinë s’do e caktojë kush për këtë parti përveçse anëtarësia”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

“Çdo shqiptar e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD sikur të ishte një seksion i guvernatores, se s’dua ta përdor termin ambasadë se ambasadat dhe ambasadorët janë të repsektuar, por zonja shkel çdo rregull për terrenin që ka gjetur te Rama dhe Basha për të bërë atë rol që bën”, tha më tej Berisha.

Ish-kryeministrit iu kujtua edhe deklarata e djeshme, kur tha se Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës. Berisha u pyet se kush ishte personi në fjalë.

“Jo i dërguari është privat është privat dhe s’mund ta bëj publike, i kam bërë të qartë se s’mund të pranoj ndërhyrje për çështjet e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje tjetër për punët e brendshme të PD. Unë e kam bërë të qartë dhe kam faktuar se s’do pranoj ndërhyrje nga askush”, u shpreh ai.

Berisha mohoi se Alibeaj do të penalizohet për qëndrimet e tij personale dhe shtoi se ai është kryetar i grupit parlamentar të PD.

“Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar, grupi parlamentar natyrisht drejtohet nga kryesia e grupit parlamentar dhe kërkesa është kjo, që vendimet të merren nga kryesia dhe komisioni i rithemelimit mund të ndërhyjë, por s’ka arsye se linja jonë është e qartë, kundërshtari është Rama”, tha Berisha.

I pyetur nëse do votohet emri i propozuar nga PS për president, Berisha tha se parimisht PD s’pranon asnjë emër të propozuar nga Edi Rama.

“Për presidentin do merret vendimin nga Këshilli Kombëtar që do zgjidhet më 30 prill. Si rregull PS s’pranon asgjë propozim të Ramës. Nëse Rama për shkak të dhunimit të zgjedhjeve, etj, vendos që Presidentin ta propozojë PD ose opozita, atëherë do nisim konsultimin me forcat e tjera politike dhe formumet dhe do përcaktojmë qëndrimin”, tha Berisha.

Ish-kryeministri bëri me dije se në mbledhjen e sotme u diskutua për procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të partisë që do të zhvillohet në PD.

Etiketa: Sali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE! Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit

13:43 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës

18:03 : 03/06/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Sara Kolami: Prindërit s’më kanë mbështetur, të ardhmen si aktore e shoh në Amerikë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com