• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi me të rinjtë/ Yuri Kim si guidë shpirtërore: Çfarë duhet të bëni për të ecur në jetë

12:23 : 05/04/2022
në AKTUALITET, NDRYSHE, POLITIKE

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, u shfaq si guidë shpirtërore këtë të Martë, në një takim me rinj.

E pranishme në një konferencë për promovimin e një shkolle si qendër komunitare, ambasadorja amerikane u dha të rinjve disa këshilla.

“Dua t’ju them që nëse jeni pjesë e shkollave ose programeve  ose thjesht nëse jeni vetvetja dua t’ju them se është e rëndësishme  që të bëni diçka dhe të veproni me ambicie dhe respekt. Dua që të jemi ambiciozë për veten, për shkollat, për vendin tonë, për popullin tonë, për botën tonë. Të mendoni në përmasa të mëdha, të mendoni për atë që kini por dhe atë që mund të jeni. Nuk duhet thjesht të punosh me përmasa të mëdha, por të punosh dhe fort. Po gjithashtu do të mund të zhvilloni aftësitë tuaja. Çfarë duhet të zhvilloni? A është shkollimi? A është gjuha angleze. A është të pikturuari. Çfarëdolloj gjëje të jetë, zhvillojeni këtë. Dhe respekti është gjithashtu i rëndësishëm, por respektimi nis nga respektimi i vetvetes”, u shpreh Kim.

“Dhe duhet t’ia bëni vetes këtë pyetje çdo mëngjes; kush jam unë dhe se cili dëshiroj të bëhem. Respektojeni veten, të tjerët. Respektoni jo për shkak të ndonjë faktori tjetër, por për shumë arsye. Qoftë nëse e lexojmë në internet dhe në politikë, dëgjojmë ndonjëherë mesazhe urrejtjeje. Dhe ata duan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të pasur se ju apo vjen nga një pjesë tjetër e vendit, ose nga një fe tjetër. Ekziston një shprehje që thotë; urrejtja gërryen enën që mban. Duke mbajtur urrejtje brenda vetes suaj, do të ishte shumë e  dëmshme për ju, do të shkatërronte vetëvlerësimin tuaj. Për këtë arsye refuzoni urrejtjen, refuzoni njerëzit  që mbartin mesazhin e urrejtjes dhe mbusheni veten me shpresë”, vijoi ajo.

“Por edhe mbusheni me ambicie për veten, sepse ju jeni më të mirë se kaq. Gjithashtu duhet të keni parasysh se deri sa doni të ecni në jetë, nuk i bëni dot gjërat vetë, duhet të jeni pjesë e një ekipi. Të gjithë ata që janë pjesë e programeve të shkollave komunitare, janë pjesë e një ekipi. Dhe vërtet shpresoj se mund të merrni  ndihmë nga miqtë sa herë të keni nevojë për to, dhe gjithashtu të jeni të gatshëm dhe për ta afruar këtë ndihmë të tjerëve kur ata të kenë nevojë. Dhe dua që ta dini, si ambasadë e SHBA-ve, si ambasadorja amerikane këtu, unë ju konsideroj se jeni pjesë e ekipit tonë. Dua dhe shpresoj që ju të na konsideroni si pjesë e ekipit tuaj. Shkoni në botë, mbajeni mend se kush jeni, mendoni se çfarë do të bëheni dhe punoni me punën në ekip. Mos harroni se jeni fëmijë dhe jeni të shkëlqyer. Kjo duartrokitje është për ju!”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Lexo edhe:

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

Etiketa: Yuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

22:08 : 01/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

12:51 : 15/04/2025
AKTUALITET

DASH publikon njoftimin: Ja detyra e re që merr Yuri Kim

20:19 : 20/03/2025
AKTUALITET

Lu e Kim, ikja e ambasadorëve të ‘barit’

09:10 : 19/03/2025
AKTUALITET

I burgosuri Veliaj, i pandehuri Rama, e hetuara Kim, i fikuri Soros, “Trump” krah Berishës

14:51 : 13/02/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë me raportet e DASH dhe DEA a ka punë?!

17:06 : 18/12/2024
Para

Ish-presidenti i Barcelonës dhe Abidal në një hetim për trafik organesh

TË GJITHA

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com