Trajneri Edy Reja foli pas ndeshjes me Gjeorgjinë ku në tërësi paraqitja sipas tij ishte pozitive edhe pse impenjimi në miqësore sipas tij nuk është njësoj si ai në ndeshje zyrtare.
“Bëhet e vështirë të luash ndaj këtyre pasi mbrohen gjithmonë. Është skuadër e fiortë që luan mbrapa dhe janë solidë. Këto lloj ndeshjesh qëllojnë 2-3 raste dhe duhet të shënosh golin, kur nuk shënon të krijohen probleme. Nuk kishim agresivitetin e duhur dhe lojtarët druhen disi për topin e parë kur përplasen dhe është e kuptueshme”.
Asllani a të pëlqeu, dhe të tjerët?
“Të gjithë më pëlqyen. Në miqësore duhet t’i aktivizosh të gjithë lojtarët ndërsa me Spanjën kishim një formacion tjetër. Impenjimi dhe motivimi ishte i madh, krijuam disa raste. Gjithsesi jam i kënaqur në këto dy miqësore sepse jkemi bërë mirë. Asllani bëri mirë dhe u impenjua mirë, në një ndeshje zyrtare impenjimi do të jetë tjetër. Kemi ardhur vetëm në mëngjes dhe nuk kishim kohën e duhur për të përgatitur ndeshjen. Impenjimi ishte shumë i madh”.
Broja nga grumbullimi i fundit, a keni parë një ndryshim në të gjithë komponentët?
“Broja luajti por në pjesën e dytë kishte një problem me kaviljen dhe ne folëm që të luante në fillim që të mos kishte probleme më tej. Ai ka dritën dhe më pas fiket, por kur niset ai është shumë i rrezikshëm dhe është e pamundur për ta ndalur. Në këto ndeshje është pak e vështirë të shprehë të gjithë potencialin e tij edhe pse nuk ishte mirë fizikisht”, u shpreh trajneri kuqezi.