• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të tjerë të arrestuar për inceneratorin e Elbasanit, 2 mln euro pasuri të sekuestruara/ Detaje nga hetimet

12:22 : 29/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Përveç nënë urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Fierit, të tjera masa janë marrë nga e njëjta gjykatë edhe për inceneratorin e Elbasanit.

Arrest me burg është caktuar për dy persona, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Këtë të Martë, Policia ka ekzekutuar masat e sigurimit personale për shtetasit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri dhe Serafin Papa, ndërsa vijon aksioni për ndalimin e personave të tjerë.

Masat dhe akuzat

Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë sqaron se ka vijuar hetimet në lidhje me proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Lexo edhe:

No Content Available

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal, janë mbledhur prova dhe janë krijuar dyshime të arsyeshme, se anëtarët e komisionit për dhënien e konçensionit të mësipërm, kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, shtuan të njëjtat burime.

Kështu, me kërkesë të prokurorisë, më 26 Mars, Gjykata vendosi arrest me burg ndaj Pëllumb Abeshit dhe Bardhul Çabiri. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Pëllumb Abeshi ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Mjedisore dhe Jetësimit të Prioriteteve në Ministrinë e Mjedisit. Po ashtu, ka qenë kryetar i Komisionit për Dhënien e Koncesionit për inceneratorin e Elbasanit (me objekt “Ndërtim dhe administrim i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan për prodhimin e energjisë”). Ndaj tij rëndon një masë arresti me burg nga e njëjta gjykatë edhe për dosjen hetimore të inceneratorit të Fierit.

Bardhul Çabiri ka qenë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave, ashtu si dhe personat e tjerë për të cilët gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak: Serafin Papa, E.K. dhe J.Z. Këta tre të fundit akuzohen po për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Të tjerë persona janë arrestuar më herët për të njëjtin hetim, mes tyre ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim Klodian Zoto e Stela Gugallja.

Sekuestrimet

Po kështu, me nje vendim të ditës së djeshme, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, vendosi sekuestro preventive për disa pasuri:

  • 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
  • 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
  • 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
  • 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

“Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro”, njofton SPAK.

/BN/

Etiketa: 2 mln euro pasuri të sekuestruara/ Detaje nga hetimetTë tjerë të arrestuar për inceneratorin e Elbasanit

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Alqi Bllakos, të atit i sekuestrohet shtëpia në Tiranë

TË GJITHA

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

18:43 : 01/07/2025

Publikoi foto me një djalë kur ishte në Dubai, Xheneta: Nuk është i dashuri im

18:41 : 01/07/2025

Punëtori humbi jetën pasi ra nga pallati në ndërtim, arratiset pronari i firmës! Nën hetim tekniku

18:40 : 01/07/2025

Senati Amerikan miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

18:36 : 01/07/2025

Tragjedi në Greqi/ E mitura shqiptare bie nga një urë, ndërron jetë në spital

18:25 : 01/07/2025

“Më gjej një makinë luksoze”, Joz Marku i plotëson dëshirën maturantit

18:23 : 01/07/2025

“S’kam përdorur kurrë kartë”/ Meta: SPAK-u të tregojë personin që mori faturat për lobimin (VIDEO)

18:20 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com