• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Prokurori i Durrësit del para KPK, si ka ndryshuar pasuria e tij nga 2003 deri më 2018

19:28 : 27/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Prokurori Bledar Bejko i Prokurorisë së Rrethit Durrës do të përballet të hënën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Bejko është transferuar në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Bledar Bejko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Bledar Bejko deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur në vlerën e 16.1 milionë lekëve.

Bejko zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 3.7 milionë lekësh, likujditete bankare prej 818 mijë lekësh si dhe automjete me vlerë 833 mijë lekë.

Lexo edhe:

Prokuroria e Tiranës godet 3 call center në kryeqytet, disa të arrestuar

Kërcënimi ndaj pronarit të MCN TV, Lala: Heshtja e institucioneve, shqetësuese!

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.2 milionë lekë, nga të cilat gati 43% kanë si burim pagën e subjektit, 33% pagën e bashkëshores dhe 22% dhuratat në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat në cash nga të afërmit, të cilat kanë shërbyer si burime për shtimin e aseteve.

Më konkretisht, subjekti Bledar Sejko deklaron në vitin 2003 një apartament banimi me vlerë 1,450,000 lekë në bashkëpronësi me prindërit. Ky aset deklarohet në vitin 2007 me vlerë tregu 17,000 euro dhe shitet në të njëjtin vit me vlerë 81,000 euro. Nga kjo shumë, 57,000 euro i dhurohen subjektit deklarues nga prindërit në vitin 2008, të cilat së bashku me një kredi bankare 30,000 euro do shërbejnë për të blerë apartament banimi me vlerë 87,000 euro në pronësi 100% të deklaruesit.

Në vitin 2010 subjekti deklaron automjet me vlerë 3,500 euro, të ardhura të cilat janë dhuratë nga motra e deklaruesit.

Në vitin 2013, subjekti deklaron t’i ketë dhënë borxh kunatës 10,000 euro, hua e cila i rikthehet në vitin 2014.

Gjatë viteve 2013-2018, subjekti deklaron të ardhura si dhurata cash nga familjarët në vlerë totale 1,067,483 lekë. /Reporter.al/


Etiketa: del para KPKDurrësitprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës godet 3 call center në kryeqytet, disa të arrestuar

21:06 : 13/04/2026
AKTUALITET

Kërcënimi ndaj pronarit të MCN TV, Lala: Heshtja e institucioneve, shqetësuese!

21:21 : 09/04/2026
AKTUALITET

Nuk ka kohë për punë, prokurorja në Sarandë kërkon burrë tek fallxhorja!

21:24 : 07/04/2026
AKTUALITET

Prokuroria urdhëroi kthimin e sendeve të sekuestruara, Policia nuk pyet, heq sërish çadrën e Adriatik Lapajt

09:22 : 07/03/2026
AKTUALITET

Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

08:15 : 24/02/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha

11:12 : 22/01/2026
Para

Shefi i Sigurisë Rrugore: Kush nuk paguan gjobën brenda 30 ditëve, bllokohet mjeti

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom