Heidi Montag ka deklaruar se Lady Gaga i ka shkatërruar karrierën e saj muzikore, para publikimi të albumit të saj “Superficial” në vitin 2010.
“Njerëzit thonë: ‘Unë e dua Lady Gagan’ dhe jam e sigurt se ajo është e mrekullueshme, por nuk kam pasur eksperiencë të mirë me të”- tha 35-vjeçarja në podcastin “The Unpopullar with Jacques Peterson”.
Montag tha se marrëdhënia e saj me fituesen e Grammy-t, u përkeqësua kur Gaga ishte thjesht një këngëtare dhe kantautore në zhvillim ku të dyja kishin punuar me mega-producentin RedOne.
Montag tha se RedOne, emri i vërtetë i të cilit është Nadir Khayat, kishte shpresa të mëdha për karrierën e saj, madje ai ka deklaruar në 2009 se: “Ajo (Haidi) ka cilësi ylli – një personalitet të fuqishëm pa kufij. Ajo mund të bëjë gjithçka të tingëllojë e besueshme. Ajo është një yll i lindur.” Por për shkak se RedOne, dhe Gaga ishin partnerë të shkrimit, ai duhej të merrte lejen e saj që Montag të publikonte një këngë të quajtur “Fashion”, pasi ishte shkruar nga Gaga.
Montag tha se ylli i “House of Gucci” u përgjigj: “Shkëlqyeshëm, sigurisht, ajo mund ta ketë atë këngë”.
Ish-ylli i MTV tha se ajo e shfaqi këngën gjatë një segmenti që bëri për “The View”, megjithatë shtoi se sapo producentët për filmin e vitit 2009 “Confessions of a Shopaholic” shprehën interes pët të pasur këtë këngë si kolonën e tyre zanore, Gaga e mori përsëri dhe e publikoi vetë në albumin e saj.
Montag më pas pretendoi se Gaga i tha RedOne se nuk do të punonte më me të nëse ai vazhdonte bashkëpunimin me 35-vjeçaren, gjë që bëri që producenti prishte çdo marrëdhënie me të.
“Ai tha: “Më vjen keq, ajo është partnerja ime e shkrimit për gjëra të mëdha”, zbuloi Montag.