Kukësi ka shënuar golin e avantazhit në transfertë përballë Skënderbeut. Në minutën e 8-të arbitri akordon penallti për Kukësin.
Pas një harkimi të Bashës nga e djathta, Sadriu prek topin me dorë. Meta lë lojën të vazhdojë por më pas thirret nga VAR ku shqyrton planet dhe bën shenjë nga pika e bardhë ku nuk gabon Taipi.