Duke folur për atë që flitet si “molla e sherrit” me ambasadën, serverin e ILDKPKI, Kryeprokurori Llalla tha se në disa raste ka qenë vetë ambasadori Lu që ka ndikuar që ky hetim i Prokurorisë, të ndalet në dyert e gjykatës.
Kjo pasi sipas Llallës, ky nuk është vendim rastësor, por ka të bëjë me gruan e gjyqtarit që punon në ambasadën e SHBA. Dhe sipas Llallës, ky gjyqtar vendosi ta quajë të paligjshëm sekuestrimin e serverit të ILDKP nga Prokuoria.
Kjo për kryeprokurorin tregon se ambasadori është munduar të pengojë hetimin e Prokurorisë.
Llalla: Ka deputetë që janë në proces hetimi. Sekuestrimi është veprim normal procedural. Ildkpki është transparent. Dhe të dhënat janë në këtë server, përvec dokumenteve dhe në arshiva. Prokuroria e vlerësoi të sekuestronte serverin u ankimua në gjykatë ku u vlerësua se ishte i panevojshëm. Vendimi është i paligjshëm. Nuk është rastësore, gruaja e gjyqtarit punon në ambasadën e SHBA-së. Ambasadori mendon të pengojë punën e prokurorisë
Fevziu: A po mbron Lu deputetët?
Llalla: Nuk mendoj se është rastësore













