Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për rritjen e çmimeve dhe sipas tij, kjo është fakt.
Në një postim në FB, Vasili shkruan se Edi Rama përpëlitet, dihat dhe mban recitime morale, sepse është kapur me presh në dorë.
Edi Rama vetëm gënjen, kur thotë se s’ka lidhje qeveria, por Rusia me rritjen e çmimeve, shton ai.
“Po kur cmimi i naftes nga 290 leke qe ishte perpara se te fillonin protestat kunder qeverise, ra brenda dites ne 217 leke, eshte e qarte edhe per me budallain se shkaku i rritjes se çmimit eshte vetem Edi Rama dhe qeveria. Se lufta nuk mbaroi ne Ukraine, qe te justifikohej renia e çmimit. Shume thjeshte, çmimi ra, sepse pazarit te qeverise me oligarket e naftes per te rritur çmimin e naftes i doli boja. Edi Rama donte te mbushte arken e qeverise per te paguar inceneratoret, qe te mos hapin gojen, te paguante edhe koncesionet, ndersa oligarket qe te perfitonin miliona euro me sebepin e luftes. Por kur maskarelleku ulet ne krye te qeverise te tilla mashtrime do degjojme, por faktet nuk i luan topi”, shkruan Vasili.
Më tej, shton:
Edi Rama me budallenjte, qe e rrethojne cfare presin më? Le ta organizojne nje proteste me parullen: “Faleminderit Edi, qe na vodhe dhe na rrite çmimet”. Edi do gezohej shume dhe do ti pershendeste protestuesit “perparimtare” dhe “europeiste” nga dritarja e zyres se tij. Edi do tu premtonte atyre me gezim, qe çmimet do te rriteshin edhe shume e me shume nga luftrat te tjera, qe do te ndodhnin ne te ardhmen. Dhe protestuesit do nxirninn parullen tjeter: “Edi rriti cmimet sa te duash, ne do vdesim edhe nga uria, vetem aman ti mos u merzit”. Dhe Edi serish do t’i pershendeste nxehtesisht nga dritarja e zyres “viktimat e tij te dashura”.