• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimeve, Berisha paraqet planin e masave dhe flet për spekulantë: Rama të reagojë, ndryshe opozita del në protesta

13:31 : 09/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti këtë të Mërkurë një plan masazh me qëllim uljen e çmimit të karburantit në vend, që këtë të Mërkurë ka kapur një rekord historik – duke u tregtuar me mbi 250 Lekë për Litër.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se qëndrimi i Ramës dhe i qeverisë së tij është i papërgjegjshëm për rritjen e çmimeve. Ai ngriti dyshime se Rama është aksioner në kompanitë e naftës.

Berisha paralajmëroi se nëse qeveria nuk merr masa, atëherë opozita do të dalë në protesta.

Berisha flet për spekulantë

Berisha u shpreh se dënon “qëndrimin e papërgjegjshëm të Ramës dhe qeverisë së tij ndaj situatës së krijuar javët dhe ditët e fundit me rritjen galoponte të çmimeve energjisë, produkteve të saj, por dhe produkteve ushqimore”.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

“S’mund të mohohet se Europa është në luftë dhe hijet e saj qëndrojnë ose përhapen në mbarë kontinentin përfshirë dhe Shqipërinë. Por në këtë luftë krahas armikut kryesor që janë hordhitë barbare ruse që po kryejnë çdo ditë e çdo orë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainën e lirë dhe të pavarur, hordhitë e dyta jo vetëm në Ukraine tashmë, por në mbarë europën janë spekulantët dhe spekulatorët që duan si shushunjat të pasurohen nga lufta. Në këtë kontekst është në detyrën më parësore të qeverive të vendeve europiane të luftojnë me vendosmëri spekulimin dhe spekulantët. Kohë para se të nistë lufta në Ukrainë, të gjitha vendet anëtare të BE kanë ndërmarrë një seri masash me të cilët kanë pasur si qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga spekulimi dhe spekulantët”, tha Berisha.

Masat e propozuara

“Sot Shqipëria ka çmimet më të lartë në Europë për sa i përket naftës dhe gazit, ndonëse është një vend prodhues i naftës në sasira të konsiderueshme, shqiptarët paguajnë naftën sot rreth 2 euro në treg, çmim ky që është më i larti i regjistruar gjer më sot në Europë pavarësisht se rrogat e tyre janë të paktën 10 herë më të ulëta se Zvicër, apo Gjermani, apo Austri. Ky çmim stratosferik i naftës që në bursë është 125 dollarë fuçia për naftën bruto s’ka ekzistuar në 2008 kur luhatej nga 250 – 200 dollarë. E gjitha kjo çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura me arbitraritet dhe kundër logjikës fiskale mbi energjinë, mbi naftën dhe gazin. Sot qeveria ka vendosur përveç TVSH, akcizës, vendosi dhe taksën e qarkullimit e cila ekzistonte në 70 Lekë dhe u rrit në 270 lekë. Krahas tyre janë vendosur tarifa absurde madje dhe ndryshuar si tarfia e kontrollit, e pompës, këto janë të koncesionarëve por që i paguajnë qytetarët, për të mos thënë TVSH pothuajse 400 Lekë për litër. E rëndë fatura e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ish-kryeministri, i cili më tej prezantoi disa masa konkrete.

“Në këto kushte, PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe të energjisë elektrike. Kërkon rimbursim apo bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën energjetike. Kërkon heqjen e takës së qarkullimit prej 270 lekë dhe me këto lëvizje, çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth”, tha Berisha.

“Rama aksioner te kompanitë e naftës”

“Por meqenëse Ramës i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve – siç bënte me covidin, që do shifni kodra me kufoma, duhet pata së gjithash të marrë këto masa që rëndojnë mbi qytetarët. Në rast se spekulimi vazhdon, ndërhyrja në tregun e karburanteve mbetet si masa e fundit që s’mund të përjashtohet për shkak të luftës. “Qëndrim i papërgjegjshëm ndaj krizës i Ramës e qeverisë që po mbjell terror. Por ai në mënyrë më të paimagjinueshme po bën zëdhënësin e kompanive të naftës, ai është lajmëtari i parë i rrjetës së çmimeve dhe më pas spekulantët rrisin çmimet. Dje ai njoftoi rritjen e çmimeve dhe më pas pompat i kaluan ato nga 220 në 260 e më radhë. E dënoj këtë akt”, u shpreh Berisha.

Ai paralajmëroi të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve, ndryshe shtoi se opozita do të jetë në rrugë kundër spekulatorëve dhe qeverisë.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale

11:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

13:46 : 14/06/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

13:21 : 14/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha replikon me Spiropalin për raportin e PE: Lexove një trillim! Rama damkoset se ka krijuar shtetin elektoral

12:47 : 12/06/2025
Para

Berisha: Do garoj për kryetar të Partisë Demokratike, "Brava" alien në politikë

TË GJITHA

Zyrtare/ U largua nga Laçi, mesfushori 25-vjeçar prezantohet në Kosovë

21:12 : 17/06/2025

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

21:10 : 17/06/2025

Pse këto ishim votimet më të mira që mund të kishim

21:07 : 17/06/2025

Irani paralajmëron qytetarët: Mos përdorimin e WhatsApp-in dhe Telegram-in

21:01 : 17/06/2025

FOTO/ “Jom dashuru prej asaj nate”, G Bani na prezanton me partneren, kush është vajza misterioze?

20:55 : 17/06/2025

Edin Dzeko pranë rikthimit në Serie A

20:52 : 17/06/2025

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

20:35 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com